nga Read Me
Si kemi arritur deri tek renditja alfabetike? Kjo pyetje është e lashtë, por ndërsa historia e alfabetit e humbet kthjelltësinë në muzgun e mijëvjeçarëve, llojshmëria e shpjegimeve nuk ka munguar. Megjithatë, përsëri sot është e pamundur të zbulohet as autorësia e as arsyet.
David Diringer në librin e tij ”Alfabeti: Një çelës në historinë e njerëzimit” shkruan se: “… ka shumë mundësi që arsyeja nuk ka ndonjë domethënie të veçantë…”. Grupimi fonetik sipas shkronjave të alfabetit semitik “…mund të jetë i rastësishëm”. Për të gjithë renditja alfabetike merret si e mirëqenë. Për më tepër merr kuptim edhe për faktin e thjeshtë se një alfabet i tillë mund të memorizohet e të përdoret me lehtësi.


