Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘arti’

ETIKA NË SHKOLLË

Ky shkrim mund t’i ishte shtuar fare mirë si koment shkrimit të mëparshëm, por po e nxjerr më vete me shpresë se diskutimi për këtë temë kaq të rëndësishme nuk do të mbetet me kaq.
Nga ana tjetër, ka arsye për ta trajtuar veçmas çështjen e edukimit moral ose qytetar në shkollë, meqë kur flasim për [...]

Read Full Post »

 
Eseja e Ba Báit për artin e të gënjyerit, më kujtoi se gënjeshtra, mes shumë gjërash të tjera, është edhe akt ligjërimor, ose diçka që mundësohet vetëm e vetëm nëpërmjet përdorimit të gjuhës.

Read Full Post »

Veprës së artit, p.sh. një busti ose një sonate për piano ose një poeme mund t’i qasesh edhe si të ishte objekt, ta analizosh me metoda shkencore pak a shumë numerike; p.sh. bustin ta peshosh, ose t’ia përcaktosh përmbajtjen kimike ose të zbulosh se nga ç’gurore ka ardhur mermeri ose të shpresosh se mos gjesh gjëkundi [...]

Read Full Post »

APOLOGJI E MOSDIJES

 
 
Kur ende fëmijë më tërhiqnin me zor në vizita galerish arti dhe ekspozitash pikture, gjithnjë doja t’u afrohesha pikturave aq shumë sa t’i perceptoja më shumë duke ua thithur me hundë erën e athët të bojërave të vajit, sesa me sy.
Meqë në atë kohë vizatoja pak edhe vetë, isha më kureshtar të mësoja diçka për [...]

Read Full Post »

DOBITË E DOGMËS

Po e nis me një pyetje që do t’u cingërisë nervat shumëve: pse është kaq e keqe poezia që shkruhet sot nga shqiptarët?
E keqe, në kuptimin që nuk të kënaq, që nuk të entuziazmon, që nuk të hipnotizon; por përkundrazi të mërzit, të bën ta lësh përgjysmë dhe të merresh me ndonjë punë tjetër [...]

Read Full Post »

Shoh sot në “La Repubblica” se Saimir Strati, të cilin Wikipedia e quan “një nga artistët më të njohur në botë të mozaikut modern”, po ndërton një afresk prej 96 m2, duke përdorur tapa shishesh, rreth 300.000 të tilla.

Read Full Post »

LA STRONCATURA

Kështu e quajnë italianët kritikën e ashpër ndaj një vepre arti ose libri të botuar; atë lloj kritike që synon ta paragjykojë krejt pritjen e veprës, duke iu lutur publikut që të mos humbë kohë me të.
La stroncatura. Shkas dramash në gota uji, rrathësh poshtë syve, lotësh rrëke, paranojash, depresioni, abortesh spontane, ndonjëherë vetëvrasjesh të [...]

Read Full Post »

Në botën që jetojmë, të paktën në Perëndim, muzika si art praktikisht do të thotë të dëgjosh muzikë; meqë të bërët muzikë është profesionalizuar tashmë deri në atë shkallë, sa edhe karaoke po respektohet si zanat artistik. Sa të vetëdijshëm jemi për natyrën e vërtetë të këtij revolucioni, dhe për impaktin e tij ndaj individit?

Read Full Post »

KUR MUNGON HARPA

Muaj më parë, kur ndiqja aventurat e dy muzikantëve austriakë që kishin ardhur të vinin në skenë në Tiranë operetën “Die Fledermaus” të Strauss-it, më pat bërë përshtypje vështirësia e tyre për të gjetur një harpist e sidomos një harpë lokale, të cilën e kërkonte pjesa.

Read Full Post »