Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘besimi’

Juliusi më ftoi që të shkruanim diçka për perceptimin e Europës, nga pozita brezash të ndryshëm, siç jemi.

Më erdhi në mend, me atë rast eseja “Europa në mes tonë” dërguar Institutit të Mediave muaj më parë, të cilën edhe e nxora në blog. Megjithatë, m’u duk pastaj se ajo ese nuk i përgjigjej mirë kërkesës së kolegut; qoftë edhe vetëm për arsyen se unë e kisha pasur të gatshme dhe e nxora, si të thuash, nga dollapi i zahireve – nuk ishte kontribut për blogun, as e freskët.

(more…)

Read Full Post »

Fjalën e kryeministrit Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave kushtuar çështjeve të censusit e kanë komentuar tashmë nga shumë anë.

Meqë një nga pikat nevralgjike të censusit ka të bëjë me deklarimin vullnetar të besimit fetar, ka interes të shihet më me kujdes pozicionimi i vetë kryeministrit për këtë çështje.

(more…)

Read Full Post »

një analizë të botuar më dt. 7 maj në gazetën MAPO, Arjan Vasjari shpjegon se Shqipërisë pluraliste sot i mungon “institucioni i humbjes”, me fjalë të tjera, shqiptarët refuzojnë të humbin.

Duke folur për zgjedhjet e tanishme lokale, Vasjari vëren se “më 8 maj demokracia ka nevojë për humbësin”, meqë “është vetëm humbësi ai që mund të na prodhojë fituesin dhe jo e anasjellta” dhe “një pushtet është legjitim vetëm kur prodhohet nga një humbës legjitim.”

(more…)

Read Full Post »

Téa Obrecht, në një ese për muzgun e vampirëve në Ballkan botuar në numrin e fundit të revistës Harper’s (nëntor 2010), vihet në kërkim të gjurmëve të këtyre banorëve të rralluar të legjendave dhe të nënvetëdijes kolektive të gadishullit, duke u ndeshur, dashur pa dashur, me të keqen dhe kundërshtimin e saj, nëpërmjet bestytnisë.

(more…)

Read Full Post »

HARTAT E MOSBESIMIT

Çështja e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë u përfol me javë të tëra në mediat e Tiranës; qeveria u akuzua se është treguar “dorëlëshuar” në negociatat, duke i dhënë vendit fqinj më shumë sipërfaqe detare nga ç’i takon, përkundrejt favoresh, premtimesh, lëshimesh, miklimesh, privilegjesh ose dhuratash të paspecifikuara; ose thjesht për shkak të inkompetencës ose të korrupsionit të administratës dhe të grupit të ekspertëve.

(more…)

Read Full Post »

Cilave institucione u besojmë më shumë, cilave më pak?

Përgjigjja ndryshon sipas kulturave, ekonomive dhe sistemeve politike, edhe pse disa prirje të përgjithshme ekzistojnë.

(more…)

Read Full Post »

 

Duke iu kthyer raportit midis mediave dhe teknologjisë së regjistrimit dhe të përpunimit të informacionit, Manjoo vëren se sot, si kurrë ndonjëherë, teknologjia lejon regjistrimin pothuajse total të fakteve; e megjithatë, sa më shumë shtohet numri dhe përdorimi i fotokamerave, videokamerave dhe regjistruesve zanorë, aq më shumë shtohet pasiguria e publikut dhe ndonjëherë e ekspertëve vetë, për çfarë ka ndodhur.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

%d bloggers like this: