Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘biblioteka’

nga Read Me

Kur vjen tek libri, shoqëria shqiptare pas më shumë se një shekulli duket se e ka fituar tagrin për t’u quajtur me të drejtë “shoqëria e shkronjave”. Shumica i do librat. Ka edhe një pjesë që ekspozojnë librat në raftet e bibliotekave private, thjesht për të qenë brenda kulturës të librit. Sot, disa parallinjve ua mban xhepi të blejnë libra masive, shumëngjyrësh, të formateve të mëdha, më kapakë që të godasin syrin me bukurinë dhe ndriçimin e tyre.

Mendja më shkon mbrapa në kohë në një nga ato humoret (si të Kullës), ku bibliotekat private për disa ishin faltore falsiteti dijesh, ku raftet dizajnoheshin për kopertina librash njëngjyrëshe, ku duhet të mbizotëronte ngjyra shegë apo vjollcë e errët.

(more…)

Read Full Post »

Muaj më parë, një e njohura ime në Tiranë më pat thënë se kishte blerë, fare lirë, një sasi librash të vyer të bibliotekës private të akademikut B. L., vdekur për shkaqe natyrale dikur në fillim të viteve 1990.

Më pat thënë edhe se vetëm duke lexuar dedikimet në faqet e para, autografet, vulat dhe të tjera shenja admirimi ose autoriteti, mund të ndiqej nga një këndvështrim i veçantë historia e degës së dijes ku B. L. kishte sunduar i pakundërshtuar për dhjetëvjeçarë.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: