Te studimi i Stavro Skendit për Eposin, ndesha në një citat nga historiani Milan Šufflay, i cili flet për fisin Burmazi, një komunitet barinjsh në Hercegovinë në shekullin XIV, me prejardhje arbërore (në atë kohë ende nuk kishin dalë në skenë të historisë “shqiptarët” si të tillë, me këtë emër). Ndoshta në të ardhmen do të dalin të dhëna më të plota, për arbrit në Bosnjë dhe Hercegovinë; si komunitete sedentare dhe si komunitete shtegtare barinjsh. Të mos harrojmë edhe që shumë fise malësore të Veriut besojnë, sot e kësaj dite, se kanë zbritur nga Bosnja, dikur në Mesjetë; këtë e dëshmojnë edhe Nopcsa edhe Durham-i; sikurse e dëshmon gjeografia e vështirë e vendbanimeve të tyre të sotme, e cila është e tillë që mund të zgjidhet vetëm nga halli, ose në ikje e sipër nga një e keqe e madhe.
Posts Tagged ‘Bosnja’
ARBËR NË BOSNJEN MESJETARE
Posted in Sociologji, tagged arbër, arbrit mesjetarë, Bosnja, Dalmacia, fisi Burnazi, Hercegovina, Kuripesic, Lule Frangu, Milan Shuflaj, Noel Malcolm, Raguza, Shuflaj, vllehët e Krajinës, Zef Pllumi on September 16, 2011 | 2 Comments »
ÇIKAT E KRESHNIKËVE
Posted in Antropologji, Histori, tagged Ajkuna, Bosnja, Cikli i Kreshnikëve, Durham, ekzogamia, Halili, ilirët dhe shqiptarët, ilirët në Bosnje, Jutbina, Krajli, Krajlia, lisi i gjakut, lisi i tamlit, malësia, martesat e përziera, Muji, Nopcsa, rrëmbimi i vashave, shqiptarët dhe serbët në Mesjetë, Stavro Skendi, vasha dhe motra on August 30, 2011 | 21 Comments »
Në Ciklin e Kreshnikëve, një grusht trimash, zakonisht tridhjetë agallarë, me Mujin dhe Halilin në krye, e përjetojnë kreshnikërinë e tyre duke çetuar; ata dalin në bjeshkë, dyluftojnë me shkijet e ndonjëherë edhe me njëri-tjetrin, bëjnë plaçkë, lidhen në vëllazëri dhe tradhtojnë njëri-tjetrin, martohen dhe vriten në fushë të mejdanit dhe rrallë e tek edhe vdesin; me një fjalë, bëjnë gjithçka që mund të pritej prej një tufe kalorësish mesjetarë, të ngeshëm dhe të kontrolluar prej testosteronit.
GJEOGRAFIA SI FAT
Posted in Histori, Politikë, tagged Bizanti, bogomilët, boshnjakët, Bosnja, etika dhe feja, Europa e Bashkuar, Europa e krishterë, Europa shekullare, feja islame, ilirët, islami, Islami dhe progresi, konvertimi fetar, Kosova, krishterimi, marrëdhëniet ndërfetare, myslimanët, myslimanët në Ballkan, myslimanët shqiptarë, ndërrimi i fesë, Perandoria Osmane, popujt kufitarë, prapambetja e shqiptarëve, të krishterët shqiptarë on July 14, 2011 | 45 Comments »
Kur lexova se Kroacia do të pranohet zyrtarisht në Bashkimin Europian në vitin 2013, e pata praktikisht të pamundur të mos mendoja se Shqipëria, së bashku me Bosnjën dhe Kosovën, janë të dënuara të mbeten të fundit në këtë proces integrimi të rëndësishëm.
Në momentin e tanishëm, gjasat janë që në këtë proces këtyre tre vendeve t’ua kalojnë edhe Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.
Ndryshe nga të gjitha këto shtete, duke përfshirë këtu edhe Slloveninë dhe Kroacinë, Shqipëria nuk u përfshi në ndonjë luftë gjatë viteve 1990, as u shkëput nga ndonjë entitet më i madh, si Jugosllavia.
Shqipëria duhej të ishte pranuar në Bashkimin Europian më herët, por kjo nuk ndodhi. Arsyetimet e nevojshme për ta kuptuar këtë, ndryshojnë nga çdo lloj refleksioni që mund të bëhet për Kosovën dhe Bosnjën, meqë këtyre të fundit u duhet të bëjnë llogaritë me një trashëgimi konflikti të ashpër, brenda vetes ose me fqinjët.
ARGJEND I NXIRË
Posted in Histori, Politikë, tagged Bosnja, fryma kryqtare, Jugosllavia, myslimanët e Bosnjes, orientalizmi, Serbia, shovinizmi serb, shovinizmi serb dhe ortodoksia, spastrimi etnik, Srebrenica, UNPROFOR, urrejtja ndërfetare on July 12, 2011 | 3 Comments »
nga Doan Dani
Emri i Srebrenicës tashmë është rrënjosur në histori si arketipi përmbledhës i ngjarjeve më tragjike ballkanike të fundshekullit të kaluar, i rishfaqjes së fantazmave të ideologjisë më primitive të zhdukjes së Tjetrit, një ideologji që pothuajse të gjithë evropianët e përfytyronin të varrosur ose të paktën të zëvendësuar nga “harmonia” e sforcuar si prodhim i komunizmave lindorë dhe nga kujtesa perëndimore e pasojave të Luftës së Dytë Botërore.
