Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘cargo cult’

Shumëkush do ta ketë marrë vesh se çfarë ndodhi në Prishtinë, natën e 14 dhjetorit 2012.

Revista Kosovo 2.0 kish organizuar një promovim të numrit të saj më të ri, kushtuar seksualitetit.

Ky promovim u kundërshtua nga lloj-lloj elementesh, derisa rreth 20 vetë hynë me forcë në sallën ku do të zhvillohej promovimi dhe festa dhe e shkatërruan atë, duke rrahur edhe një prej organizatorëve.

Nga lajmet e përcjella, duket sikur sulmi dhe dhuna ndaj eventit kanë qenë të motivuara fetarisht; dhe janë kryer prej fanatikësh të Islamit.

(more…)

Read Full Post »

Lexoj në librin The Fatal Impact, The Invasion of the South Pacific 1767-1840, të gazetarit australian Alan Moorehead, se në prill të vitit 1770, kapiteni britanik James Cook, me anijen e vet Endeavour, morën kontaktin e parë me banorët vendës të Australisë së Jugut, në Botany Bay.

Kapiteni Cook dhe të vetët dilnin në këto brigje pasi kishin kaluar kohë në ishuj të tjerë të Paqësorit, veçanërisht në Tahiti, ku kishin ndeshur në kultura të ndryshme nga çfarë njihej deri atëherë në Europë; dhe të shënueshme për larminë, pasurinë dhe sharmin e tyre të pashoq.

(more…)

Read Full Post »

Gazeta shqiptare po boton një cikël shkrimesh të Fatos Veliut, të cilat rrëfejnë historinë e trishtuar të një të riu shqiptar, Ernest Tushes, që guxoi të lidhej me të bijën e ambasadorit italian në Tiranë, në fund të viteve 1970. Dy pjesët e para gjenden këtu dhe këtu, përkatësisht.

Historia lexohet si një Rromeo & Zhuljetë totalitare – të paktën në aspektin narrativ; ose si një përpjekje private, sentimentale, për të mbajtur kontaktin njerëzor mes dy botëve të ndara nga paranoja politike, Lufta e Ftohtë dhe ideologjia.

(more…)

Read Full Post »

Le të kthehemi, mendërisht, në fund të viteve 1980, ose në prag të kolapsit të Europës Lindore dhe fitores, relativisht të pagjak, të modelit Perëndimor (kapitalizëm + treg i lirë + demokraci) të zhvillimit ndaj atij Socialist.

Elitat e të gjitha llojeve, në Shqipëri, ishin bindur tashmë se sistemi i deriatëhershëm kishte dështuar; dhe se e vetmja rrugëdalje ishte afrimi me Perëndimin. Nëse kishte vonesa dhe ngurrime, këto kishin më tepër të bënin me përgatitjet e një pjese të elitave për të shpëtuar kokën ose, më mirë akoma, për ta mbajtur pushtetin edhe gjatë tranzicionit.

(more…)

Read Full Post »

Në prag të viteve 1990, Shqipëria besonte se hapja ndaj Perëndimit dhe përqafimi i mënyrës perëndimore të jetesës do të ofronin zgjidhje të sigurt dhe të shpejtë për të gjitha problemet madhore që po përjetonte vendi.

Në vija të trasha, kjo hapje konsistonte në adoptimin e një kushtetute të re që të njihte pluralizmin, votën e lirë dhe ndarjen e pushteteve; në sanksionimin e të drejtave të njeriut dhe pronës private; rikthimin e institucioneve fetare dhe ripërtëritjen e fesë; themelimin e tregut të lirë dhe përshpejtimin e përpjekjeve për integrimin e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare – duke filluar nga Bashkimi Europian dhe NATO-ja.

(more…)

Read Full Post »

Chomsky citohet të ketë shkruar diku se, nëse nuk besojmë në lirinë e shprehjes për njerëz të cilët i përbuzim, atëherë nuk besojmë në lirinë e shprehjes.

Këto fjalë m’u kujtuan, tek lexoja këto ditë polemikat për botimin e Mein Kampf-it të Hitlerit në shqip, edhe pse kam frikë se, ata që e kanë botuar, nuk e kanë bërë këtë për të ushtruar lirinë e tyre të fjalës.

(more…)

Read Full Post »

Në korrik të vitit 1990, të rinjtë e futur në oborret e ambasadave perëndimore në Tiranë brohorisnin “Liri – Demokraci”.

Pak muaj më vonë, lëvizja e dhjetorit u shoqërua me parullën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Askush nuk dyshonte se kolapsi i diktaturës në Shqipëri dhe fundi i regjimit totalitar do të shënjonin edhe orientimin e vendit ndaj një modeli të ri politik, konstitucional dhe social – atij të shoqërive perëndimore.

(more…)

Read Full Post »

Një tjetër çelës për të kuptuar enigmën e grekofilisë në Himarë ofrohet nga prirja e përgjithshme, ndër shqiptarë, për ta identifikuar një faktor të jashtëm çfarëdo si shpëtues (shelbues).

Paradoksalisht, ky çelës e afron Himarën me shqiptarinë, gjithë duke ia shpjeguar disi prirjen ose tërheqjen grekofilike.

(more…)

Read Full Post »

NO PASARÁN

Sipas një lajmi të Gazetës Shqiptare, ekspertë të NATO-s do të vizitojnë së shpejti Shqipërinë, për të parë mundësinë e vendosjes atje të sistemit të mbrojtjes anti-raketë.

Edhe pse gazeta në fjalë nuk bën ndonjë specifikim, ka shumë gjasë që të jetë fjala për të njëjtin sistem që ishte planëzuar për t’u vendosur në Poloni dhe në Republikën Çeke dhe që, sipas administratës amerikane, ka për qëllim të ofrojë mbrojtje ndaj raketave iraniane Shahab.

(more…)

Read Full Post »

Disa herë i jemi kthyer, në këtë blog, temës së importimit të shoqërisë civile ose të demokracisë, nga këndvështrimi i çfarë po ndodh sot në Tiranë, ose në ndërfaqen zyrtare të shqiptares me të huajën.

(more…)

Read Full Post »

Si duhen shkruar, në shqipen standard, emrat e përveçëm me burim të huaj, të njerëzve dhe të vendeve?

Shumë faktorë janë për t’u marrë parasysh gjatë formulimin e përgjigjes dhe sidomos të rregullave përkatëse – p.sh. që shqipja përdor alfabetin latin, ose që përgjithësisht i shkruan fjalët ashtu siç shqiptohen (i ashtuquajturi parim fonetik); por edhe nevoja për t’iu përmbajtur standardeve të caktuara, që kanë të bëjnë me identitetin e emrit përkundrejt shqiptimeve të ndryshme; dhe më në fund, ekzistenca e një tradite brendagjuhësore për një kategori emrash, e cila shkon ndonjëherë deri në “përkthimin” e tyre (p.sh. Papa Gjon Pali).

(more…)

Read Full Post »

Fatos Lubonja shkruan, në blogun e vet Përpjekja, për përhapjen alarmante të shkeljes së ligjit në Shqipëri.

(more…)

Read Full Post »

Dua t’i kthehem sërish diskutimit të çka ndodhi në parlamentin shqiptar pak ditë më parë; dhe pikërisht show-t të kryeministrit Berisha, i cili, duke iu drejtuar një plateje miratuese dhe, në fund, duartrokitëse, iu drejtua kryetarit të PS-së dhe shefit de facto të opozitës Rama, për t’i kujtuar, ndër të tjera, ndodhi të ndryshme dhe incidente nga e kaluara, mes të cilave më të rëndat kanë të bëjnë me gjyqin e tij të divorcit, këtu e gati 20 vjet të shkuara.

(more…)

Read Full Post »

just marriedNuk më habiti shumë deklarata e Berishës, se ky do ta përkrahë madje promovojë projektligjin për martesat homoseksuale në Shqipëri; si edhe shumë të tjerë, e lexova më tepër si një përpjekje për t’u zhvendosur vëmendjen mediave syleshe nga situata e pakëndshme e krijuar në jetën politike të Tiranës pas zgjedhjeve.

Nuk më habitën as reagimet ndaj kësaj deklarate, në editorialet e botuara në gazetat, në komentet ndaj këtyre editorialeve dhe në forumet në Internet. Sot për sot, martesa më e shëmtuar ndër shqiptarët është kjo midis elitës politike post-totalitare hileqarçe të përkushtuar ndaj kultit të kargove, dhe turmës jetime post-enveriste, e cila jeton dhe riprodhohet në gjirizet.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

%d bloggers like this: