Te studimi i Stavro Skendit për Eposin, ndesha në një citat nga historiani Milan Šufflay, i cili flet për fisin Burmazi, një komunitet barinjsh në Hercegovinë në shekullin XIV, me prejardhje arbërore (në atë kohë ende nuk kishin dalë në skenë të historisë “shqiptarët” si të tillë, me këtë emër). Ndoshta në të ardhmen do të dalin të dhëna më të plota, për arbrit në Bosnjë dhe Hercegovinë; si komunitete sedentare dhe si komunitete shtegtare barinjsh. Të mos harrojmë edhe që shumë fise malësore të Veriut besojnë, sot e kësaj dite, se kanë zbritur nga Bosnja, dikur në Mesjetë; këtë e dëshmojnë edhe Nopcsa edhe Durham-i; sikurse e dëshmon gjeografia e vështirë e vendbanimeve të tyre të sotme, e cila është e tillë që mund të zgjidhet vetëm nga halli, ose në ikje e sipër nga një e keqe e madhe.
Posts Tagged ‘Dalmacia’
ARBËR NË BOSNJEN MESJETARE
Posted in Sociologji, tagged arbër, arbrit mesjetarë, Bosnja, Dalmacia, fisi Burnazi, Hercegovina, Kuripesic, Lule Frangu, Milan Shuflaj, Noel Malcolm, Raguza, Shuflaj, vllehët e Krajinës, Zef Pllumi on September 16, 2011 | 2 Comments »
ÇAMËT E ADRIATIKUT
Posted in Histori, tagged çamët, Dalmacia, Greqia, le foibe, problemi çam, spastrimi etnik, Zara on February 10, 2010 | 2 Comments »
Disa fërkime të fundit diplomatike mes Italisë dhe Kroacisë, në lidhje me masakrat e njohura si le foibe në Venezia Giulia dhe në Dalmaci menjëherë pas Luftës së II Botërore, më kujtuan ngjashmëri të rëndësishme midis fatit të italianëve të ish-Jugosllavisë dhe fatit të çamëve shqiptarë, për të njëjtën periudhë.
