Para pak ditësh lexova në “Panorama” procesverbalin e një mbledhjeje ose takimi të krerëve të regjimit totalitar në vitin 1954, ku diskutohej se ç’duhej bërë me anëtarët e arrestuar të grupit të Hamit Matjanit dhe Zenel Shehut.
Posts Tagged ‘dënimi kapital’
GJUHA E TË VARURIT
Posted in Antropologji, Politikë, Sociologji, tagged dënimi kapital, dënimi me vdekje, dhuna totalitare, ekzekutimi publik, Foucault, varja publike on April 24, 2010 | 4 Comments »
MJEKIM ME KARAMANJOLLË
Posted in Sociologji, tagged dënimi kapital, dënimi me vdekje on November 6, 2007 | 7 Comments »
Në vendet ku është hequr dënimi me vdekje, gjithnjë do të dëgjohen zëra për ta rivendosur, sidomos kur mediat përcjellin kronika krimesh të shëmtuara. Aq më e vërtetë është kjo në Shqipëri, ku në zona të tëra e për shtresa të mëdha të popullatës rendi publik është i komprometuar nga dukuria e gjakmarrjes, rituale ose të improvizuar. Çështja nëse shteti e ka të drejtën t’i marrë jetën dikujt apo jo meriton debat të nivelit më të lartë, prandaj mua më duket sipërfaqësore dhe e papërgjegjshme heqja e këtij dënimi nga kodi penal shqiptar me arsyen “se ashtu e kërkon Europa”, sadoqë vetë jam krejtësisht kundër vrasjes formale të individit nga shteti. Gjithashtu, mendoj se edhe në ato vende ku dënimi me vdekje ende zbatohet, kjo bëhet me qëllim parandalimi të krimit nëpërmjet frikësimit, jo për të marrë hak ndaj krimit tashmë të kryer, e as për të parandaluar hakmarrjen ose vetëgjykimin.
