Në kohë dhuratash, kryesisht në periudhën e Krishtlindjeve e të Vitit të Ri, një pjesë e opinionit publik monopolizohet nga aspekti komercial i sendeve. Të nxitur nga reklamat, vitrinat, ikonografia, filmat, emisionet radiotelevizive, atmosfera festive, e kështu me radhë, pra nën efektin e psikozës konsumiste, njerëzit enden si zombie nëpër rrugët me drita shumëngjyrëshe e plot trafik për të përvetësuar ndonjë send të ambalazhuar bukur. Kemi të bëjmë jo rrallë me triumfin e dhuratës si objekt, njëpërmasimin e gjesteve të thella, kultin e së sipërfaqshmes, mercifikimin e marrëdhënieve njerëzore.
Posts Tagged ‘dhurata për festa’
NGJYRAT E DHURATËS
Posted in Antropologji, Gjuhësi, Kulturë, Sociologji, tagged dhurata për festa, dhuratat, dhuratë, dhurimi, dhuroj, falja, falje, festa e dhurata on December 24, 2012 | Leave a Comment »
DHURATAT E GABUARA
Posted in Antropologji, Humorr, Kulturë, Sociologji, Uncategorized, tagged akti i dhurimit, dhurata, dhurata për festa, dhuratat, dhuratat e gabuara, dhurimi, festat, riciklimi i dhuratave, të bësh dhurata on December 28, 2011 |
Jemi kohë dhuratash. Krishtlindjet së pari e Viti i Ri më pas. Raste të mira për të shkuar në dyqan e për të ambalazhuar me letra farfuritëse dhurata për të dashurit tanë. Në Shqipëri dhuratat për festat e fundvitit evokojnë ende botën fëmijënore, sepse tradicionalisht u bëheshin të miturve. Të mëdhenjtë kanë filluar vonë ta shijojnë kënaqësinë e marrjes së dhuratave e gjithsesi jo në masë të përhapur. (more…)
