Në editorialin e vet te Tema, Mero Baze komentonte sot për çeljen e fushatës elektorale të PD-së në Tiranë, duke shtuar në fund, me shaka, mes risive të pakta të këtij takimi, ishte edhe fakti që pjesëmarrësit kishin brohoritur “Ka-qi, Ka-qi”, për të përshëndetur Kastriot Islamin.
Mbase është brohoritur vërtet kështu, mbase është vetëm fjala për një thumb të Bazes. Megjithatë, përdorimi prej autorit i formës Kaqi, në vend të Kaçi (si shkurtim i Kastriot) tërheq vëmendjen menjëherë, dhe jo vetëm për leximin alternativ që mund t’i bëhet sintagmës Ka-qi.
Në fakt, rrëshqitja e ç-së në q ndeshet në të folmet e Kosovës.
