Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘dorëheqja’

Pas nënkryetarit Denar Biba, edhe një anëtare e KQZ-së, Albana Shtylla, njoftohet se ka dhënë dorëheqjen. Arsyeja është e njëjtë: cenim i pavarësisë së institucionit.

Janë akte, veçanërisht i pari, i z. Biba, që meritojnë respekt të jashtëzakonshëm. E theksoj këtë, ngaqë dorëheqja e nënkryetarit ofroi një model dhe një precedent, se si duhet të sillet një zyrtar i lartë, përballë arrogancës të shtetit dhe partitokracisë.

Model të cilin, pa vonesë dhe admirueshëm, shohim ta ketë përqafuar edhe kolegia e Bibës, Shtylla.

(more…)

Read Full Post »

Siç lexoj në BalkanWeb, shkrimtari Ismail Kadare i paska dërguar kandidatit për kryebashkiak të Tiranës Basha një letër të hapur, ku e fton të tërhiqet nga gara, për të lehtësuar daljen nga qorrsokaku i kësaj krize të fundit.

Shkruan ndër të tjera Kadareja:

Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi.

Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest , që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie.

Letra është shumë e mirë, dhe i ka të gjitha gjasat për t’ia arritur qëllimit – zgjidhjen e krizës, duke shmangur poshtërimin e palës humbëse.

Tek e fundit, në një shoqëri patriarkale dhe autoritariste si e jona, e vetmja mënyrë si mund të dilej nga ky ballafaqim ishte nëpërmjet invokimit të një autoriteti suprem.

Më pëlqen edhe që kjo thirrje ka ardhur nga një personalitet që, në thelb, është pjesë e jetës shqiptare, nuk i imponohet asaj nga jashtë, as e lë veten të përdoret nga të shkathëtit me kravata shumëngjyrëshe.

Read Full Post »

Shteti në Shqipëri po kalon një krizë institucionale, me pasoja që do t’i ndihen për shumë muaj. Ndërkohë, nuk kam parë gjëkundi, në mediat e shkruara, asnjë konstitucionalist për bé që të shpjegojë se çfarë po ndodh dhe nëse ekzistojnë premisat për t’i konsideruar zhvillimet e tanishme ndër-institucionale si formë të një putsch-i të bardhë.

(more…)

Read Full Post »

Këto ditë, kur po flitet nga të gjitha anët për institucionet (edhe pse disa ende i ngatërrojnë institucionet e një shteti me adresat ose ndërtesat ku strehohen këto); këto ditë, pra, i vetmi institucion, në mos i një shteti të paktën i një kulture qytetare dhe demokratike nuk është përmendur: dorëheqja.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

%d bloggers like this: