Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘drejtshkrimi shqip’

zanorja ëHistoria e shkronjës “ë” ka mbetur ende pa shkruar. Si fillluan polemikat për dobishmërinë e saj? Si u rreshtuan palët në këtë betejë epokale? Cilat ishin arsyet që e dobësuan deri në zhdukje totale? Pas kaq vitesh, historiografët dhe historianët e gjuhës, ende të angazhuar me çështjet madhore kombëtare, nuk e kanë thënë fjalët e vet. Ndërkohë, ne që merremi me rrëfenja diçka mund të tregojmë për “ë”-në, pa mëtuar t’i vëmë vulën njërës prej historive më të pabesueshme të alfabeteve botërore.

Përderisa lufta e Trojës filloi për punë femrash (Helena), përderisa lufta e parë botërore plasi nga atentati kundër arqidukës Ferdinand në Sarajevë, nuk ka përse të habitemi që perëndimi i shkronjës “ë” filloi me hyrjen e kompjuterit në shoqërinë shqiptare. Edhe zjarret gjigante fillojnë nga një shkëndijë. Në rastin tonë shkëndija lindi nga fërkimi i gishtave nëpër tastierë. Çdo luftë e ka një casus belli, pak a shumë dinjitoz.

(more…)

Read Full Post »

Shoh herë pas here, të afishuar në sajte të ndryshme Interneti, logon e kremtimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, e cila duhet të jetë zyrtarizuar tashmë, sa kohë që ndeshet, ndër të tjera, në faqen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të Këshillit të Ministrave.

Sikurse dihet dhe shquhet, kjo logo konsiston në dy koka shqiponje të stilizuara dhe në mbishkrimin “100 Vjet Pavarësi.”

Me ç’më duket mua, mbishkrimi përmban një gabim në përdorimin e shkronjës së madhe: nuk ka asnjë arsye që fjala vjet të shkruhet Vjet.

(more…)

Read Full Post »

A ka nevojë sot shqipja e njësuar për reformë drejtshkrimore?

Unë besoj se po – sikurse e kanë vënë në dukje kolegë të shumtë para meje, drejtshkrimi i shqipes, i sanksionuar në Kongresin Drejtshkrimor të vitit 1972, mund të thjeshtohet dhe të përmirësohet nga pikëpamja funksionale.

Natyrisht, këtu flasim vetëm për drejtshkrim, ose për atë sistem rregullash, pak a shumë arbitrare, që kodifikojnë marrëdhëniet midis formës së shkruar dhe formës së folur të gjuhës; dhe jo për normën gramatikore, e cila është diçka tjetër (p.sh. paskajorja etj.); as për bazën dialektore të shqipes standard.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,032 other followers

%d bloggers like this: