Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘drejtshkrimi’

Që tregu ndikon në një farë mënyre mbi gjuhën shqipe dihet nga të gjithë. Ndoshta më pak njihen mënyrat e këtij ndikimi, të cilat nuk mëtoj t’i shteroj në këto pak radhë. Desha vetëm t’ju përcjell ndodhinë e disa ditëve më parë, duke jua lënë të hapur hapësirën e diskutimit.

Read Full Post »

Norma, njëlloj si ligjshmëria, imponohet në mënyra të ndryshme – që nga imponimi forcërisht, nëpërmjet gjobave ose censurës; duke kaluar nëpërmjet imponimit rutinor, sa herë që përdoruesit e gjuhës ndjekin shpesh pa vetëdije kode që i kanë mësuar dhe përvetësuar në shkollë; e duke përfunduar me imponimin moral (kulturor), që ka të bëjë drejtpërdrejt me [...]

Read Full Post »

Të gjithë besoj jemi të një mendjeje se shqipja publike po shkruhet gjithnjë e më tepër me gabime gjithfarësh, të cilat zakonisht shkaktohen ngaqë përdoruesit ose nuk e njohin normën, ose e shkelin me vetëdije. Dëmet e një dukurie të tillë i kapërcejnë caqet e kulturës së gjuhës, meqë ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si i [...]

Read Full Post »

Pak ditë më parë, më tërhoqi vëmendjen fushata që një e përditshme e njohur argjentinase filloi për futjen e shkronjës “ñ” në lëmenjtë (domain) e internetit. Slogani i fushatës ishte: “No es lo mismo un panal que un pañal”. Siç mund të parashikohej lehtë, mua më vajti mendja tek “ë”-ja shqiptare. E jo pa të [...]

Read Full Post »