Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘e folmja’

[Mehmet Elezi përgjigjet]

I dashur Ardian,

Eshtë e natyrshme të kemi përputhje dhe mospërputhje në një diskutim-debat qytetar. Gjëja e parë në këtë linjë: do të kisha dashur që librin tim “Nuk isha student i dhjetorit” ta kishit lexuar para se me u shprehë publikisht për të, për pjesë ose anë të tij.

Ribotimi i disa pjesëve në një të përditshme në Tiranë më mërziti për atë që, për t’u shprehur butë, mund të quhet mungesë profesionalizmi dhe shkelje e të drejtës së autorit. Filluan t’i botojnë : -pa lejen e autorit ; -pa shënuar se janë marrë nga ky libër (pra nuk janë shkrime ekskluzive); -pa i qëndruar besnik origjinalit, duke vënë në gojën time tituj të paqenë, të cilët më kanë bërë të ndihem keq; -pa ruajtur njësinë e fragmentit, duke prerë vend e pa vend ; -pa kujdesin për të shmangur gabimet drejtshkrimore.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,037 other followers

%d bloggers like this: