Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘Edi Rama’

Termometri i veshitKush ka fëmijë, e di që është e vështirë t’ua masësh temperaturën nën sqetull kur janë të vegjël. Për këtë arsye kanë shpikur termometrin që vendoset në vesh. Këtë pamje përfytyrova kur mësova për “veshshkuljen”, ose “tërheqjen e veshit”, siç është përmendur në media, ose më saktë incidentin e ndodhur në Vjenë, në Akademinë Diplomatike, midis diplomatit Egin Ceka dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

(more…)

Read Full Post »

E keni vënë re që nuk po arrin njeri ta rrëfejë, qetë dhe natyrshëm dhe shtruar, incidentin e Vjenës, midis kryetarit të opozitës Edi Rama dhe një diplomati në ambasadën shqiptare në Vjenë, Egin Cekës?

Kemi parë deri më sot reagime, dënime, distancime, arsyetime, shpjegime dhe interpretime, nga të gjitha palët; e kemi lexuar dhe na e kanë lexuar incidentin si metaforë të gjithçkaje nuk shkon me politikën dhe shoqërinë civile sot në Shqipëri, por vetë kronikën e incidentit s’e ka rrëfyer dot kush.

Jemi të rrethuar nga gjithfarë mediash; dhe prej mediave presim që të funksionojnë si zgjatime të shqisave tona, për të na transmetuar çfarë ndodh gjetiu ose atje; ose për të na nxjerrë nga kafazi i këtu-së dhe tani-së.

(more…)

Read Full Post »

Të gjithë e kanë pasur nga një opinion për ta shprehur, në lidhje me krushqinë e re PS-LSI; zakonisht për ta dënuar, si moralisht të papranueshme.

Kështu lloj dënimesh i dënon zakonisht të shqiptohen kur një çift ribashkohet, pasi është ndarë me gjyq të bujshëm dhe akuza të ndërsjella nga më të përbindshmet.

Natyrisht, koalicioni i ri i së majtës përbën lajm me rëndësi kritike, sidomos sa kohë që zgjedhjet e tanishme janë me rëndësi kritike për Shqipërinë.

Përkundrazi, reagimet e opinionistëve, të analistëve, të komentatorëve dhe të moderatorëve televizivë, për këtë ribashkim, nuk janë as me rëndësi, as lajme.

(more…)

Read Full Post »

“Enver Hoxha” nuk u përputh gjëkundi me pritshmëritë e mia të vakta sidoqoftë. Nënkuptohej shkarazi një mesazh frymëzues për politikanët në Shqipëri: mundohuni të qëndroni me kokën sipër ujit duke thurur aleanca brenda dhe jashtë Shqipërisë, mos e shkatërro kurrë tërësisht armikun për të krijuar balanca të reja nesër, e kur të plakeni do të bëheni vetë viktimë apo përfitues pasiv i dinamikave të aleancave të reja ndërnjerëzore apo politike. E vetmja qasje kritike që autori kishte, ishte ajo ndaj figurës së Enver Hoxhës (më saktë një qasje denigruese dhe miope), por pa kurrfare relevance me të ardhmen apo aktualitetin shqiptar. Nëse dikush lexon një libër historie, e lexon për të kuptuar edhe rrethanat në të cilën gjendet. Përpjekja për të denigruar figurën e Enver Hoxhës është e vështirë për t’u kuptuar nga brezi im, që nuk ka asnjëlloj valence emocionale për sistemin komunist.

(more…)

Read Full Post »

I shfrytëzova këto ditë pushimesh për të lexuar ndër të tjera dy libra të përcjellur zhurmshëm nga mediat:  “Kurbani” nga E. Rama (Shtëpia Botuese Dudaj, 2011) dhe “Enver Hoxha” nga B. Fevziu (UET Press, 2011).  U mundova t’i shmang paragjykimet e shkaktuara nga reklamat pozitive dhe negative mbi këto vepra, por vetëdijshëm iu nënshtrova pikëvështrimit tim mbi to: perceptimit të tyre si mesazhe politike.

U mundova të dalloj katër elementë kryesore të mesazhit politik: (1) pritshmëritë ose pjesën e “njohur”; (2) pjesën ekzaltuese, çka më motivon të lexoj me tej, më “ngreh” shqisat e më zgjeron dejet e kureshtjes; (3) pjesën frymëzuese, çka më ngroh zemrën e më drejtohet “mua” si qenie politike, për të ndërmarrë (a menduar) një veprim; (4) pjesën e mërzitshme, atë për t’u kritikuar. Këto elementë janë kritere krejtësisht vetjake vlerësimi, të cilat më shërbejnë mua, si lexues, të përcaktoj fatin e mëtejshëm të librit, për bibliotekë, dhuratë, apo riciklim.

(more…)

Read Full Post »

Kreu i PS-së Edi Rama ka zgjedhur t’u dërgojë miqve të vet, për festat e fundvitit, një kartolinë që riprodhon imazhin e mirënjohur të Man Ray-t, Le Violon d’Ingres.

Meqë, në vështrim të parë, ky imazh është i një gruaje lakuriqe, mediat e djathta të Tiranës u skuqën flakë dhe shpërthyen koralisht në një Vade retro, satana!.

(more…)

Read Full Post »

Një mik më shkruante sot nga Tirana, për të më pyetur nëse kish ndonjë bazë thashethemi që qarkullon atje, se kryeministrin Berisha e paska kuruar, dikur në vitet 1980, im atë, Ulvi Vehbiu, për lipotimi.

S’është hera e parë që më vjen në vesh kjo fjalë, edhe pse më duhet ta pranoj se lipotimia tani më kap në befasi; zakonisht, njerëzit të thonë se Berisha “ka vuajtur nga nervat”, çfarë mjafton për të ta vënë diagnozën, sa i përket opinionit publik.

(more…)

Read Full Post »

Me një shkrim të botuar në dy pjesë në “Panorama”, Fatos Lubonja analizon dy prej librave më të bujshëm të Panairit të këtij viti: Kohë e pamjaftueshme të E. Kadaresë dhe Kurban të E. Ramës, duke i parë si shembuj të një lloj letërsie – memuaristika – ku “autori merret me veten, duke e bërë atë personazh,” por e bën këtë “sipas regjisë së egos dhe interesave të tij personale, por krejtësisht në dëm të së vërtetës.”

Për Lubonjën, e gjithë kjo i ngjan një operacioni plastik, i frymëzuar nga vullneti i këtyre autorëve “për të kontrolluar të kaluarën, historinë, për të krijuar një version dominant të kësaj historie që synon, me kalimin e kohës, të eliminojë çdo histori tjetër”, pa çka se, “ajo që zhduket pas këtij operacioni plastik është ajo më e bukura gjë që mund të ishte: vetvetja e autorit, e vërteta e tij e, në një kuptim më të gjerë, njohja. Por kjo nuk ka shumë rëndësi në këtë lloj kulture.”

(more…)

Read Full Post »

Si një prej lexuesve të hershëm të Kurbanit të E. Ramës, kam pritur me kureshtje të dëgjoj dhe të lexoj përshtypjet e të tjerëve për këtë libër, njëkohësisht edhe best-seller i panairit të fundit të librit në Tiranë.

Kam mbetur i zhgënjyer. Pjesën e luanit, në komentet që kam parë poshtë e lart, e kanë zënë analizat dhe përsiatjet politike, të cilat e përdorin librin si platformë, për të vijuar me spekulime rreth së ardhmes së Ramës politikan, raportet e tij me kolegët dhe rivalët dhe kundërshtarët e vet, mesazhet e koduara për hapje ose johapje, aluzionet për aleanca të mundshme dhe të pamundshme në ditët, muajt dhe në vitet që vijnë.

(more…)

Read Full Post »

Në Tiranë gazetat kanë disa ditë që gumëzhojnë se ish-Zv/Ministri Ilir Meta është kërcënuar me jetë nëpërmjet një telefonate jashtë vendit.

Sipas gazetave një grup i Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë “RENEA” kanë disa ditë që gjenden në Gjirin e Lalzit për të mbrojtur z. Ilir Meta.

Ky lajm është përgënjeshtruar nga Policia e Shtetit, z. Ilir Meta dhe nga LSI. Vetë i “kërcënuari” u shpreh se këto janë histori për “summer page”(?).

(more…)

Read Full Post »

nga Xhabyni

Tashmë që vendimi u mor, tashmë që fjala u tha të gjithë janë gati të zbrazin armët e tyre. Një pjesë e kaubojsave do të godasin fituesin ndërsa një pjesë tjetër e kaubojsave do të mbrojnë fituesin, po më tej? Më tej nuk ka asgjë, të paktën nuk e di se çdo të ndodhë. Por gjithsesi patllaket kësaj radhe do të jenë mbushur më mirë, municionet do jenë grumbulluar më shumë dhe gjithsekush ka thurur planet për të sulmuar shënjestrën e kundërshtarit.

(more…)

Read Full Post »

nga Zampanò

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka dhënë ende verdiktin për Bashkinë e Tiranës, edhe pse lipset një përgjigje sa më e shpejtë për të shmangur ndërlikime të tjera. Pamjet e pasnumërimit të kutisë së fundit, që na tregonin festimet e dy kampeve, me fishekzjarrë e shampanjë, ishin përnjimend të pabesueshme; pamjet e numërimit të tanishëm në KQZ dhe të protestave në vend janë përnjimend të ankthshme.

Shkrimtari Ismail Kadare i dërgoi kandidatit për kryebashkiak të Tiranës Basha një letër të hapur, ku e ftonte të tërhiqet nga gara, për të mundësuar zgjidhjen e krizës postelektorale. Përgjigjja e Bashës nuk vonoi. Kandidati demokrat e falënderon fillimisht shkrimtarin I. Kadare për shqetësimin e shprehur lidhur me të ardhmen europiane të Shqipërisë. Më pas i shpjegon qëndrimin e tij për zgjedhjet vendore të Tiranës. Lulzim Basha mendon se kanë qenë qytetarët e Tiranës ata që me votën e tyre e kanë vendosur se cili do të jetë kryetari i bashkisë.

(more…)

Read Full Post »

Ndarja në formë ushtarake e kampeve politike nё Shqipëri ёshtё tashmё para syve tё gjithkujt. Mё shumё se dy parti ku diskutohet pёr politikё, janё dy fushime nё prag lufte. Pas ngjarjeve tё rёnda tё 21 dhjetorit, ku humbën jetën katër qytetarë shqiptarё, duket se koalicionet kundërshtare (armike?) janë kompaktësuar edhe mё shumё. Duket i natyrshёm shtrёngimi i radhёve si reagim, por i duhet kuptuar fenomenologjia. (more…)

Read Full Post »

Shteti në Shqipëri po kalon një krizë institucionale, me pasoja që do t’i ndihen për shumë muaj. Ndërkohë, nuk kam parë gjëkundi, në mediat e shkruara, asnjë konstitucionalist për bé që të shpjegojë se çfarë po ndodh dhe nëse ekzistojnë premisat për t’i konsideruar zhvillimet e tanishme ndër-institucionale si formë të një putsch-i të bardhë.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,037 other followers

%d bloggers like this: