Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘emigrantët’

- Puna e shqiptarëve në Itali -

Çdo krizë fsheh në gjirin e vet edhe aspekte pozitive, që shndërrohen shpesh në mundësi jo vetëm për t’i kapërcyer vështirësitë e momentit, por edhe për të ecur përpara. Kriza e fundit ekonomiko-financiare, që filloi zyrtarisht në fillim të 2008-s, i ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomisë dhe punësimit në Perëndim. Megjithatë, kjo krizë ka krijuar kushte të favorshme për ta rivizatuar modelin shoqëror, duke filluar nga vëmendja ndaj temave thelbësore siç janë puna, etika, dinjiteti i njeriut dhe vlera e migrantëve në tregun e punës. Kjo vlen si për vendet nga ku nisen emigrantët, ashtu edhe për vendet ku ata vendosin të jetojnë. Ky veprim kërkon para së gjithash një analizë të përthelluar të pranisë së migrantëve në shoqëritë pritëse, veçanërisht të punës së tyre, duke u ndalur tek përmasat e ndikimet që dukuria migratore ka mbi vendet e interesuara. (more…)

Read Full Post »

Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa, ishte parulla popullore e fillimviteve 90′. Një masë e madhe shqiptarësh atëherë, u dukën shumë të ngutur për t’u bërë vetë evropianë, ky perceptim krijohej tek i shihje varur në anijet që linin vendin drejt Perëndimit. Armata e këtyre këmbësorëve të bindur për të ikur, shëmbëllehej në shprehjen e famshme: sikur Adriatiku të ngrijë, me çorape leshi e në Itali. Një shenjë prej qiellit pritej vetëm, a dy, për t’ia mbathur - frazë që përligjte këmbësorinë dhe zellin e trajtimit të çështjes, atëherë…

Po tani? Pas 22 vjetësh, ndodhemi në një krejt tjetër ambjent. Shqipëria akoma e tranzicionit si shenjim i mosfunksionimit institucional, gjen tek vetja një tjetër pikëpamje për temën Evropë. Ata këmbësorë të atëhershëm të ikur, ua kanë lënë vendin shigjetarëve vendas që po e shënjestrojnë Evropën nga larg, ndërsa publiku është akoma konfuz për të. Nuk mund t’a mohojë kush se ka një tjetër trajtim nga brezi i të rinjve të atëhershëm në këta të kohës së sotme. Ka rrjedhur shumë ujë vërtet, megjithëse Adriatiku nuk ngriu ndonjëherë këto 22 vjet.

(more…)

Read Full Post »

“20 VJET EMIGRACION SHQIPTAR NË ITALI. Të dhëna, përsiatje, njerëz, politika dhe perspektiva të ardhshme

Ky është titulli i Konferencës së organizuar nga INAS, RAT, AGORÀ e FAI CISL, që do të zhvillohet në Tiranë, më 2 mars 2012, ora 9.00 – 17.00, në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Blv. Gjergj Fishta, nr. 52.

Si paraqitet profili i emigracionit shqiptar në Itali pas 20 vjet emigracion? Sa shqiptarë banojnë e si janë të shpërndarë në territorin italian? Ku punojnë kryesisht? Cila është gjendja civile e shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinjë? Po ndarja sipas gjinisë? Sa të mitur e pensionistë shqiptarë jetojnë përtej detit? Çfarë bëhet për mbrojtjen e të drejtave të tyre? Cilat janë politikat që ndjek shteti italian në fushën e imigracionit? Po qeveria shqiptare çfarë strategjie po ndjek në lëmin e emigracionit? Çfarë imazhi kanë bashkatdhetarët tanë në Itali? Cilat janë perspektivat e ardhshme të emigrantëve shqiptarë? Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave, lidhur me një nga dukuritë më të rëndësishme sociale, do t’u përgjigjen studiuesit, politikanët, gazetarët, diplomatët, përfaqësuesit e organizatave të ndryshme, pra një sërë autoritetesh të fushës, italiane e shqiptare, që janë ftuar të japin kontributin e tyre në konferencë.

Konferenca bëhet nën patronazhin e Ambasadës italiane në Tiranë dhe të Ministrisë së Punës, çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta.

Programin e plotë të konferencës “20 vjet emigracion shqiptar në Itali” mund ta shkarkoni këtu.

Read Full Post »

Shpeshherë statistikat na konfirmojnë vëzhgimet tona të përditshme, por ndodh  edhe e kundërta, vëzhgimet konfirmojnë statistikat. Kush mund ta mohojë se tek statistikat nuk ka parë edhe banalitete, në kuptimin e gjërave të njohura? Lexon diku se ka rritje prej 200% të përdoruesve të celularëve. Faleminderit për shifrën, por thelbin e dija vetë. Celularët janë bërë pjesë e trupit. Aksidentet në rrugë janë rritur me 135%. Më vjen keq, por e kisha kapur vetë në lajme e në rrugë. Buletin lufte e përgjakshme.

(more…)

Read Full Post »

Pyetja nëse emigrantët duhet të votojnë në zgjedhjet lokale mund të ketë përgjigje të thjeshtë, por mjafton të grishës pas “jo”-së së mundshme, për të zbuluar dritëhijet e një sfondi të ndërlikuar, që shkon përtej kufijve të komunës apo të bashkisë ku marrim certifikatën e lindjes.
(more…)

Read Full Post »

Që fushata aktuale e zgjedhjeve vendore ka marrë tiparet e zgjedhjeve politike është e qartë për të gjithë. Kjo nuk vihet re vetëm në polarizimin e politikës, në personalizimin e fushatës, në anashkalimin e problemeve vendore, në programet e përgjithshme, në pritshmërinë pas janarit, por edhe në mënyrën se si po zhvillohet kjo fushatë e acaruar.

(more…)

Read Full Post »

Nga viti i eksodit e deri më sot, tregu italian i punës është transformuar thellë, por edhe shqiptarët i janë përshtatur mirë, natyrisht duke ndryshuar edhe ata. I parë në tërësi, emigracioni shqiptar në Itali ka pasur rritje të vazhdueshme në vite, duke kapur në fillim të 2010-s shifrën 466.684, pra 11% të gjithë imigrantëve.

(more…)

Read Full Post »

Në qoftë se regjimi totalitar, për vetë mendësinë dhe politikën e tij, nuk e kishte marrë ndonjëherë në konsideratë figurën e “Konsullit të Nderit”, qeveritë pluraliste, të paktën formalisht, nuk e kanë lënë të pluhuroset në raftet burokratike. Shqipëria e porsadalë nga errësira e mbylljes dhjetëravjeçare kishte shumë nevojë për Konsuj Nderi.

(more…)

Read Full Post »

Lajmi është mëse i rëndomtë, nga pikëpamja e kronikës së zezë. Dy shqiptarë në Margera të Italisë, afër Venecias, zihen keqas me një djalosh italian. Por ku qëndron e veçantja e këtij lajmi?

(more…)

Read Full Post »

Migracionet kanë zënë faqet e para të gazetave që nga rënia e Murit të Berlinit, duke elektrizuar mass mediat, ndezur opinionet publike në Evropë, e si rrjedhojë duke kushtëzuar vendimet politike të shteteve të ndryshme. Përveç këtyre, siç mund të parashikohej lehtë, çështja migratore hyri me të drejtë në politikën ndërkombëtare, duke vërshuar, shpesh me prepotencë, drejt shumë tryezave dypalëshe e shumëpalëshe. Me pak fjalë, migracioni zaptoi axhendën e politikës e të shoqërisë, duke kërkuar qeverisjen e lëndës dhe alternativa të qarta. (more…)

Read Full Post »

Po të mos ishte firmosur “peticioni mbarëevropian” i emigrantëve shqiptarë kundër liberalizimit të vizave në favor të Shqipërisë, e po të mos ishte botuar nga të gjitha organet e shtypit, me pluhurnajën e pashmangshme mediatike, ndoshta më të dendur se rasti i Klodit homo, ky reportazh po aq imagjinar sa edhe shtysa nuk do të kishte pasur kuptim. Nga ana tjetër, rrugëtimin tonë nëpër Evropë e bënë të domosdoshëm edhe akuzat në drejtim të firmëtarëve peticionistë. (more…)

Read Full Post »

VALËVITJE

flamuri shqiptar ne RomeMë 10 tetor 2009, në sheshin e famshëm Navona të Romës, sindikata italiane Cisl organizoi një manifestim në mbrojtje të imigrantëve dhe të drejtave të tyre. Organizatorët, për t’i shpëtuar instrumentalizimit politik, kishin njoftuar paraprakisht se tubimi ishte vetëm sindikal. Në fakt, në tribunë folën vetëm sindikalistë italianë dhe të huaj, ndërsa në shesh valëviteshin vetëm flamujt e federatave të Cisl-it. Me një përjashtim: flamurin shqiptar.

(more…)

Read Full Post »

NE MEKSIKANËT

Më tërhoqën vëmendjen disa të dhëna sondazhesh për imigracionin meksikan në SHBA, që gjeta në Center for Immigration Studies (aty gjenden edhe lidhjet drejt faqeve përkatëse të sondazheve).

Sipas një studimi të kryer nga Zogby, rreth 36% e meksikanëve (39 milion vetë) thonë se do të zhvendoseshin në SHBA sikur të mundnin. Sot për sot, në SHBA jetojnë 12-13 milion vetë të lindur në Meksikë.

(more…)

Read Full Post »

unazaVetëm pak ditë më parë, Instituti italian i statistikës bëri të njohura të dhënat e fundit për imigracionin shqiptar. Prita që faqet e para të gazetave shqiptare të hapeshin me tituj si: “Shqiptarët: komuniteti më i madh në Itali”, “Shqiptarët jashtë shtetit? Nuk martohen më”, ose “Shqiptarët në Itali: martohen vetëm për të bërë fëmijë“, por u zhgënjeva. Për nga pasaktësia do të ishin njëlloj si titujt e tjerë, për nga ngjallja e interesit diçka më shumë.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: