Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘etika’

QËLLIME DHE PASOJA

Shpesh i ngatërrojmë qëllimet e mira të një nisme, me pasojat e saj – duke supozuar se një nismë me qëllime të mira, të pastra, të kulluara, etike vetvetiu do të bëjë mirë.

Mirëpo ky supozim nuk ka bazë logjike; dhe historia na sjell një mori shembujsh kur qëllimet e mira kanë sjellë pasoja të papritura, shpesh të kundërta me çfarë dëshironin nismëtarët.

Rruga drejt ferrit është e shtruar me qëllime të mira, thotë një fjalë e urtë.

(more…)

Read Full Post »

Nëse partitokracia ka të bëjë me patologjinë e veprimtarisë normale të partive, me hipertrofinë e tyre totalizuese, atëherë vëmendjen duhet ta drejtojmë fillimisht tek arsyet e degjenerimit të politikës.

(more…)

Read Full Post »

Fjala anglishte empathy hyn në kategorinë e fjalëve relativisht të vështira për t’u përkthyer në shqipe.

Për një kohë të gjatë, për shembull, unë nuk bëja dot mirë dallim mes empathy dhe sympathy, edhe pse ky dallim ekziston dhe, në ndonjë kontekst, merr rëndësi kritike.

(more…)

Read Full Post »

Ditët që kalova në Zvicër fluturuan mes habisë e admirimit. Kudo që vajta ngela me gojë hapur, çka do të thotë shumë për njerëz të dalë si puna ime. Si të thuash, pasaportën nuk e kam të virgjër, e kam plot viza e vula hyrje-daljesh. Pra jam i bredhur.

(more…)

Read Full Post »

Nga intervista e gjatë e Bashkim Shehut (ri)botuar këto ditë, e cila patjetër duhet lexuar e plotë meqë janë fjalë të një njeriu të mençur, më grishi të komentoj pak pasazhi i mëposhtëm:

(more…)

Read Full Post »

Dua t’i kthehem sërish diskutimit të çka ndodhi në parlamentin shqiptar pak ditë më parë; dhe pikërisht show-t të kryeministrit Berisha, i cili, duke iu drejtuar një plateje miratuese dhe, në fund, duartrokitëse, iu drejtua kryetarit të PS-së dhe shefit de facto të opozitës Rama, për t’i kujtuar, ndër të tjera, ndodhi të ndryshme dhe incidente nga e kaluara, mes të cilave më të rëndat kanë të bëjnë me gjyqin e tij të divorcit, këtu e gati 20 vjet të shkuara.

(more…)

Read Full Post »

ETIKA NË SHKOLLË

Ky shkrim mund t’i ishte shtuar fare mirë si koment shkrimit të mëparshëm, por po e nxjerr më vete me shpresë se diskutimi për këtë temë kaq të rëndësishme nuk do të mbetet me kaq.

Nga ana tjetër, ka arsye për ta trajtuar veçmas çështjen e edukimit moral ose qytetar në shkollë, meqë kur flasim për virtyte, vështirë se këto mund t’u kultivohen drejtpërdrejt të rriturve.

(more…)

Read Full Post »

PROBLEMI ETIK

Zakonisht, të gjithë e pranojmë se Shqipëria e shekullit XXI është përfshirë nga një krizë etike e gjithanshme, e cila prek marrëdhëniet e individit me grupet, komunitetet dhe institucionet, por edhe marrëdhëniet e komuniteteve mes tyre.

Zhvillimet politike, të fundit dhe më pak të fundit, gjithashtu tregojnë se asnjë zgjidhje nuk mund t’i vijë krizës etike nga politika, përkundrazi.

(more…)

Read Full Post »

“Berisha ik!” është shembulli i fundit i asaj marrëdhënieje të munduar të publikut shqiptar me autoritetin të cilën përndryshe e kanë përshkruar si fantazi të zhdukjes, ose shpresë se të gjitha problemet do të zgjidheshin, sikur elitat në pushtet të zhdukeshin pa lënë gjurmë.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

%d bloggers like this: