Në kohë dhuratash, kryesisht në periudhën e Krishtlindjeve e të Vitit të Ri, një pjesë e opinionit publik monopolizohet nga aspekti komercial i sendeve. Të nxitur nga reklamat, vitrinat, ikonografia, filmat, emisionet radiotelevizive, atmosfera festive, e kështu me radhë, pra nën efektin e psikozës konsumiste, njerëzit enden si zombie nëpër rrugët me drita shumëngjyrëshe e plot trafik për të përvetësuar ndonjë send të ambalazhuar bukur. Kemi të bëjmë jo rrallë me triumfin e dhuratës si objekt, njëpërmasimin e gjesteve të thella, kultin e së sipërfaqshmes, mercifikimin e marrëdhënieve njerëzore.
Posts Tagged ‘falja’
NGJYRAT E DHURATËS
Posted in Antropologji, Gjuhësi, Kulturë, Sociologji, tagged dhurata për festa, dhuratat, dhuratë, dhurimi, dhuroj, falja, falje, festa e dhurata on December 24, 2012 | Leave a Comment »
AUTOKRITIKA NË LIGJËRIMIN TOTALITAR
Posted in Antropologji, Gjuhësi, Komunikim, Totalitarizëm, tagged autokritika, falja, kritika, pendesa, potlatch, rrëfimi politik, shqipja e drunjtë, shqipja totalitare on August 22, 2010 |
Nga Arbër Shtëmbari
Gjatë regjimit komunist autokritika ka qënë jo vetëm një teknikë e vlerësimit të vetvetes, por në Shqipëri (si në të gjitha vendet e tjera ish komuniste), ishte edhe një kulturë sjelljeje, që e kishte burimin në teorinë marksiste-leniniste. Në Historinë e PPSH, faqe 220, nënvizohej, se «Për të revolucionuar edhe më tej jetën e brendshme në Parti, Kongresi V i PPSH kërkoi thellimin e mëtejshëm të kritikës dhe të autokritikës…”
JETË TË IMAGJINUARA
Posted in Antropologji, Gjuhësi, Totalitarizëm, tagged autobiografia, falja, familja, gjaku, klani, klasat, lidhjet e gjakut, origjina familjare, rehabilitimi on August 14, 2010 | 8 Comments »
Me autobiografinë institucionale Arbër Shtëmbari ka gjetur një temë studimi sa tërheqëse, aq edhe pjellore – s’më mbetet veçse t’i uroj vështrim të shumanshëm.
