Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘feja’

Ekspertët, intelektualët dhe publiku – kësaj teme i jemi kthyer më se një herë në blog.

Teksa figura e intelektualit, në skenën e tanishme të debatit publik shqip, është përdhosur disi nga abuzimet që janë bërë me të dhe sidomos nga pozat dhe protagonizmi i kandidatëve të ndryshëm për titullin e “intelektualit të popullit”, figura e ekspertit e ka ruajtur disi prestigjin, meqë për publikun eksperti ende konstituohet si njeriu që di, ose në zotërim të një dijeje të specializuar, të cilën e vë në shërbim të interesit të përgjithshëm.

(more…)

Read Full Post »

Fjalën e kryeministrit Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave kushtuar çështjeve të censusit e kanë komentuar tashmë nga shumë anë.

Meqë një nga pikat nevralgjike të censusit ka të bëjë me deklarimin vullnetar të besimit fetar, ka interes të shihet më me kujdes pozicionimi i vetë kryeministrit për këtë çështje.

(more…)

Read Full Post »

Këto ditë gjithë vëmendja është tek Meta e Prifti, dy të paskrupuj si bashkësia e elitës politiko-ekonomike, mike dhe armike me ta, që lanë në hije një debat që unë mendova se do ishte pak më jetëgjatë: atë të femrës së mbuluar. Ky i fundit prek mëse gjysmën e popullsisë drejtpërdrejt; ai Meta-Prifti, gjithë popullsinë, që si një fushë valësh koncentrike që hapen e zgjerohen në hapësirë, mbulon gjithë Shqipërinë , me forcë korrupsioni më të madhe në qendër e më të vogël drejt periferisë.

(more…)

Read Full Post »

nga Ergys Mërtiri

Gazeta Panorama, para disa ditësh, kishte një shkrim të Mandeta Minxhozit, pedagoge e shkencave sociale në Universitetin e Tiranës, në të cilin mbrohej me forcë ideja se simbolet fetare në shkollat publike duhen ndaluar. Ky debat në fakt, është i rëndësishëm për realitetin shqiptar nëse palët gjykojnë me qetësi dhe maturi, por kur opinionet pozohen në mënyrë arbitrare, duke synuar ti imponohen publikut me arrogancë, kjo e prish klimën e nevojshme për kultivimin e ideve të frytshme.

(more…)

Read Full Post »

Konvertimin dhe ndërrimin e fesë në shqiptarët e ndesh rëndom në histori, por tani edhe në të sotmen, si realitet dhe si dëshirë.

Sa kohë që në truallin e banuar nga shqiptarët fé të ndryshme kanë luftuar mes tyre për supremaci, territor dhe grigja, konvertimet kanë qenë të pashmangshme.

(more…)

Read Full Post »

Presidenti Topi dekoroi dje katër udhëheqësit më të lartë shpirtërorë të bashkësive fetare shqiptare,  me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me këtë motivacion: “Për kontributin dhe veprimtarinë e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe shpresës për një të ardhme më të mirë, për ringritjen e institucioneve të kultit si dhe për forcimin e pasurimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare të popullit shqiptar”.

(more…)

Read Full Post »

Kur përdoren termat ateist dhe ateizëm për shqiptarët e sotëm nënprodukte të sistemit të djeshëm totalitar, gjithnjë ka diçka që më vret veshin, që nuk më shkon e nuk më pajtohet me mënyrën si e kuptoj unë ateizmin.

(more…)

Read Full Post »

Gjatë këtyre diskutimeve që patëm për emrat e shqiptarëve në histori dhe në bashkëkohësi, pati një moment që m’u kujtua fabula e njohur e Ezopit, për lakuriqin e natës, zogjtë dhe minjtë.

Në versionin që mbaj mend unë, nga një libër i fëminisë, zogjtë dhe minjtë përleshen në betejë legjendare, gjatë së cilës fitorja u buzëqesh zogjve. Me këtë rast, lakuriqi i natës del nga radhët e minjve dhe u thotë zogjve që ai, në të vërtetë, është zog si ata, meqë fluturon me flatra në hava…

(more…)

Read Full Post »

HipokratiDiskutimi i fundit që patëm rreth etikës së profesionit, dhe veçanërisht të profesionit të mjekut, më bëri të pyes veten se çfarë u kërkojmë të gjithë ne, si shoqëri, disa figurave profesionale kyçe: mësuesve, mjekëve dhe gjykatësve.

Mirë do të ishte, natyrisht, që edhe punëtori i shtrimit të rrugëve, edhe shoferi i furgonit funeral, edhe shefi i rojeve të sigurimit në një hotel në Las Vegas të kishin profil etik të përsosur; por edhe sikur ky t’u mungonte, nuk do të na dilte gjumi natën të shqetësuar.

(more…)

Read Full Post »

flamuri-evropianBashkimi Evropian synon t’i liberalizojë vizat me tre shtetet e mëposhtme: Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Ky njoftim u interpretua në Shqipëri kryesisht në planin politik. Përqasja duket korrekte, pavarësisht se neo-opozita dhe neo-mazhoranca, siç mund të pritej, e lexuan ndryshe mesazhin që erdhi nga Brukseli. Mirëpo, shpjegimin e mospërfshirjes së Shqipërisë në grupin e vendeve pa viza nëpërmjet faktorit fetar nuk e kisha parë gjëkundi.

(more…)

Read Full Post »

FE DHE BESËTYTNI

 

 

Cili prej nesh nuk e ka pëshpëritur, së paku me vete, një dëshirë kur ka parë një yll natën të këputet? Cili nuk ka hedhur një monedhë në hauzin e shatërvanit që i ka pëlqyer? Cili nuk është përpjekur, në mëngjes, ta lexojë ëndrrën që sapo iu ndërpre, sikur të ishte fjalë e orakullit?

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

%d bloggers like this: