Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘festa’

flamur dhe qofteËshtë vetëm një ngjarja të cilën shqiptarët, si rrallë herë, do binin dakord ta konsideronin më të rëndësishmen e vitit që po mbyllim: 100-vjetori i pavarësisë. Nuk po e shkruaj me të madhe në këtë rast, sepse nuk po e përdor në kuptimin e festës apo një ngjarjeje ikonike, por në kuptimin e procesit që të bën të pavarur dhe ushtrimit të konditës së të qenit i pavarur në jetën e përditshme. Do doja shumë që, sa herë njerëzit e përdornin këtë fjalë, ta shfrynin nga pompoziteti qesharak që politika jonë (e mbështetur shpesh nga mediat) i dha për një vit rresht, dhe e bëri kala në nëntor. Nëse e kuptojmë në variantin e saj me gërmë të vogël, ndoshta do ndihemi vërtet të pavarur dhe ndoshta këta 100 vjet do dukeshin shumë më kuptimplotë sesa u dëshmuan në paradat dhe dyndjet masive në nëntor, kur shqiptarët zunë me flamur, jo veç dritaret, por edhe sytë e vet.

(more…)

Read Full Post »

Tani që vizat për në Evropë do të liberalizohen së shpejti, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mendojmë për festimet e rastit. Komiteti për Festimin e Vizave të shqiptarëve (KFVSH), i porsa themeluar me dekret të posaçëm, është në pritje të ideve më të mira ceremoniale. Ndërkohë, grupi i ngritur për këtë rast ka hapur tender ceremonish, duke i kategorizuar propozimet festive sipas modeleve përkatëse. Zgjedhja midis tyre do të bëhet me komision ekspertësh. Ja modelet kryesore.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,042 other followers

%d bloggers like this: