Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘filmi shqiptar’

KSEmisionin Jamais Vu M. Nanoja e nis me një paraqitje të shkurtër të mysafirit të radhës; paraqitje e cila mbështetet në përgjigjet që ky, mysafiri, ua ka dhënë disa pyetjeve të thjeshta, që ia ka bërë mikpritësi para se të niste emisioni.

Vjet, kur isha në Tiranë, shkova edhe unë i ftuar në Jamais Vu, dhe më bëri përshtypje që, mes pyetjeve paraprake standard, ishte edhe njëra nëse e kisha zakon apo jo të shihja, në TV, filma shqiptarë të para 1990-ës.

Përshtypje s’më bëri aq pyetja, sa implikimi i saj; dhe pikërisht se paska shqiptarë, pak a shumë të kategorisë sime, që sot zbaviten (edhe) duke riparë filma të Kinostudios “Shqipëria e Re”.

(more…)

Read Full Post »

Elsa Demo shkruan në “Shekulli” për gjendjen e filmit dokumentar në Shqipëri; dhe pikërisht për financimin publik të këtij zhanri.

Që prej vitit 1997 kur është krijuar Qendra Kombëtare e Kinematografisë, shkruan Demo, janë prodhuar mbi 80 filma dokumentarë.

Sa kushton një film? Diçka që lëviz nga 100 mijë, në 5 milion lekë për film, gjithnjë sipas autores.

(more…)

Read Full Post »

Elsa Demo, te Shekulli, u kthehet sërish problemeve të kinematografisë shqiptare (Në dyshim paratë apo idetë, 9 nëntor 2010).

Këto probleme janë të shumta dhe të shumëllojshme: më një anë mungojnë financimet e nevojshme, më anë tjetër idetë artistike; regjisorët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke kërkuar fonde poshtë e lart; teknika lë për të dëshiruar; publiku në Shqipëri e ka braktisur kinemanë dhe filmat e prodhuar së fundi zakonisht vetëm sa shëtitin nga një festival në tjetrin.

(more…)

Read Full Post »

nga Era18

[Shënim: Pas shkrimit të Roland Sejkos për filmin Muajt e mjaltit dhe diskutimeve që e ndoqën, po i kthehemi sërish temës së kinemasë ballkanike me një ese të Era18, e cila i referohet, në krye, shkrimit tim Caqet e metaforës, që mund ta lexoni në këtë faqe të blogut. Shkrimi im është botuar së pari në gazetën Bota Shqiptare, sikurse e vuri në dukje Sejko në komentin e tij të sotëm. 2Xh]

Në “Caqet e Metaforës”, Ardian Vehbiu trajton problemin e ndërtimit sistematik të një imazhi negativ për shqiptarët i cili është fiksuar herë pas here në celuloid. Vehbiu hedh, ndër të tjera, dhe idenë se ky konstrukt imazhi nuk është një projekt pastërtisht vetëm perëndimor, dhe se intelektualët shqiptarë e ata ballkanas kanë bashkëpunuar e bashkëpunojnë për ta përjetësuar atë. Pavarësisht se, në pjesën dërrmuese, analizës së Vehbiut s’do t’i hiqja presje, do të doja megjithatë të veçoja një pasazh që ndoshta zë një vend sekondar në esse, por që mua më duket se vlen për t’u diskutuar më tej.

(more…)

Read Full Post »

nga Epiriot

Lyss-i jep informacione të sakta për politikat e filmit në Shqipëri edhe pse rrëfen se nuk ka qenë i profesionit. Rrëfej se as unë nuk i përkas këtij profesioni, por rrethanat e deshën që t’i njihja nga brenda disa prej praktikave të këtij institucioni, ndër më të çuditshmit e diktaturës së proletariatit.

(more…)

Read Full Post »

Ka plot filma shqiptarë të prodhuar gjatë periudhës totalitare që i kanë rezistuar kohës. Ndër këta, ndoshta më të lehtë e kanë pasur filmat për fëmijë për vetë tiparet e tyre, ngaqë i drejtohen një lloj spektatori që propagandën e përtyp në mënyrë mekanike, gjithsesi asnjëherë njëlloj si të mëdhenjtë. (more…)

Read Full Post »

KRONIKË PROVINCIALE

 

Pata rastin të shoh filmin e Minarollit dhe Aliçkës “Kronikë Provinciale”, çfarë përbën një thagmë për kohërat e stangacionit kulturor në të cilën gjendet shoqëria jonë. Janë të tilla vepra artistike që na rikujtojnë rolin e rëndësishëm që zë arti në mirëkuptimin midis individëve të një shoqërie pluraliste.

(more…)

Read Full Post »

 

Alma Mile, në Shekulli, pyet se pse filmin shqiptar nuk shkon ta shohë njeri në kinema.

Arsyeja e këtij shkrimi duket të ketë qenë publiku i paktë që ndoqi premierën e filmit Koha e kometës, me regji të Fatmir Koçit, në qytetet kryesore të Shqipërisë: gjithsej 2100 spektatorë.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: