Kohët e fundit, në kontekstin e debateve për rishikimin e marrëdhënieve të standardit me “dialektet”, dëgjon të flitet rëndom për nevojën që shqipja “të pasurohet me fjalë të dialektit geg/të gegërishtes.”
E formuluar kështu, kjo nevojë mbështetet mbi një keqkuptim ose moskuptim të strukturës së leksikut të shqipes standard; keqkuptim i ushqyer dhe nga një analizë në thelb manipuluese e Arshi Pipës, në veprën e vet të mirënjohur, kushtuar standardizimit të shqipes nga regjimi totalitar i Tiranës.
Kësaj çështjeje i kushtova, tani së fundi, një artikull të shkurtër në “Shekulli”; por besoj se blogu më jep mundësinë për ta ilustruar më mirë tezën time.
