Posted in Gjuhësi, Sociologji, tagged gegëria, gegërishtja, izolimi social, krahinizmi, lokalizmi, prapambetja ekonomike, shqipja standard, standardi on October 8, 2012 |
38 Comments »
Në debatet për standardin, shpesh dëgjon të sillet edhe argumenti se fëmijët gegë e kanë të vështirë ta përvetësojnë në shkallën e duhur, ngaqë ky është i mbështetur në toskërishten; për pasojë, në gjendjen e sotme të sendeve, këta fëmijë gegë, pasi të rriten, nuk do të konkurrojnë dot me moshatarët e tyre toskë, në hapësirat ku individët vlerësohen sipas meritës.
Argumenti është pasuruar tani edhe me hyrjen masive të faktorit kosovar në skenë; meqë – këtu dhe më poshtë flas në përgjithësi – fëmijët dhe të rinjtë kosovarë përjetojnë po aq, në mos më shumë vështirësi në përdorimin e standardit, duke e telegrafuar qartazi origjinën e tyre krahinore, sapo hapin gojën. Këtë fakt e kanë sjellë edhe në mbështetje të argumentit se standardi i sotëm i shqipes është përjashtues, sa kohë që ‘i lë jashtë’ shumë folës të dialekteve gege.
(more…)
Like this:
Like Loading...
Read Full Post »