Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘Gjergj Elez Alia’

Për të hyrë në Logronjo duhej të kaloja lumin në urën e Santo Juan de Ortega-s, sipas emrit të shenjtit që besohet se ka qenë ndërtuesi i versionit të saj të parë. Megjithatë, nuk ishte ura, për të cilën nuk kisha dëgjuar kurrë, por ishte lumi i Ebros mbi të cilin ajo kalonte, ai që përflakte fantazinë time. Pas lumit të Tiranës ai ishte lumi më i njohur i fëmijnisë sime. Kjo lidhej më një libër me kujtime të luftëtarëve shqiptarë që morën pjesë në Luftën e Spanjës. Qe një libër të cilit i kthehesha me dhjetëra herë dhe besoj se shumë nga moshatarët e mi e njohin. Por unë mbase kisha edhe një arsye më shumë. Aty ishin edhe kujtimet e një njeriu të familjes, i cili në Betejën e Ebros, pas disa ditësh bombardime, kishte mbetur i vetmi luftëtar i gjallë i batalionit të tij.

Nga ai imazh që kisha për atë lumë, mbeta pak keq kur hodha sytë përtej urës dhe pashë në breg të tij nja dy peshkatarë të përgjumur e me nga një tog shishesh birre te këmbët, që më përshëndetën nga larg, si të vetmin spektator të asaj dite të gjatë qershori.

(more…)

Read Full Post »

Këngën e Gjergj Elez Alisë të gjithë e njohim dhe e admirojmë: një kreshnik që dergjet në shtrat prej nëntë vjetësh, për shkak të plagëve që ka marrë në luftë; një motër e dhembshur që përkujdeset për të; një bajloz i zi që del prej detit dhe kërkon t’ia marrë Gjergjit të gjitha, madje edhe motrën; Gjergjin që ngrihet nga shtrati si prej varrit, për t’i dalë bajlozit në dyluftim; dyluftimin që përfundon me vrasjen e bajlozit të zi; Gjergjin që më në fund jep shpirt i qetë, në krahët e të motrës.

(more…)

Read Full Post »

Çfarë gjuhe fliste Muji i Ciklit të Kreshnikëve?

Pyetja në vetvete tingëllon absurde, meqë Muji si personazh i Ciklit të Kreshnikëve në versionin shqip, nuk mund të flasë veçse shqip.

Nga ana tjetër, dinamikat narrative të Ciklit zhvillohen gjithnjë si ballafaqime mes turqve (Mujit, Halilit dhe çetës së tyre) dhe kaurëve (shkjave, njerëzve të Kralit). Me të drejtë është vënë në dukje nga disa studiues, se fjala turk, në këtë kontekst, i referohet fesë myslimane të Mujit me shokë, jo etnisë ose kombësisë së tyre.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: