nga Ilir Yzeiri
Para disa ditësh në faqet e “Shekullit” u shfaqën mendime e opinione për problemet e gjuhës shqipe prej kolegëve të mi Ardian Vehbiu dhe Ardian Klosi. Do të doja të përfshihesha në këtë diskutim jo aq për të shtuar ndonjë zhurmë të panevojshme, sesa për ta zgjeruar debatin dhe, me këtë rast, do të doja të shpresoja se në këtë debat mund të përfshihen edhe të tjerë, veçanërisht filozofë, sociologë, historianë të gjuhës, shkurt, profesionistë të shkencave humane e social-psikologjike.
