Propaganda totalitare bënte shumë zhurmë për luftën, mbrojtjen, gjakun, agresorët, rrethimin imperialisto-revizionist dhe vringëllimat e armëve, por jeta në Shqipërinë komuniste i ngjante më tepër rutinës të një kampi gjigand përqendrimi, ku të dënuarit e përjetonin ekzistencën e tyre të përditshme si punë.
Posts Tagged ‘gjuha shqipe’
SHQIPJA TOTALITARE (XXIII)
Posted in Gjuhësi, Totalitarizëm, tagged djersa, gjaku, gjuha shqipe, puna, totalitarizmi on December 18, 2007 | 1 Comment »
SHQIPJA TOTALITARE (XXII)
Posted in Gjuhësi, Totalitarizëm, tagged gjuha shqipe, njeriu i ri, totalitarizmi on December 16, 2007 | 4 Comments »
Kur vinte fjala për të përfaqësuar e përmendur në ligjërimin publik njeriun e ri, skematizmi merrte përparësi ndaj krijimtarisë, kryesisht ngaqë imazhi i njeriut të ri ishte i përcaktuar ideologjikisht dhe nuk lejonte shmangie nga klishetë, as fluturime të tepruara të fantazisë, si në rastin e portretizimit të armikut.
SHQIPJA TOTALITARE (XXI)
Posted in Gjuhësi, Totalitarizëm, tagged gjuha shqipe, totalitarizmi on December 16, 2007 | Leave a Comment »
Ndër metaforat e shumëllojshme që shtinte në punë ligjërimi totalitar për t’i gjallëruar kumtet ideologjike, metafora bimore zinte kryet e vendit, duke u shtjelluar në trajta të një sistemi mbishenjimesh që niste me farën e mbjellë, e vazhdonte më tej me filizin, pemën që çelte lule e bënte kokrra, e më në fund me lisat [...]
SHQIPJA TOTALITARE (XX)
Posted in Gjuhësi, Totalitarizëm, tagged gjuha shqipe, totalitarizmi on December 15, 2007 | Leave a Comment »
Uji fle hasmi s’fle, thotë fjala e urtë popullore; dhe për kulturën paranoide që kish arritur të impononte regjimi totalitar në Shqipëri, fjalë më të mençur se kjo nuk kishte. Regjimi i kishte shpallur luftë gjumit, duke e mitologjizuar si lëshim ndaj nevojave trupore, periudhë relaksimi dhe zbutjeje të vigjilencës revolucionare, tërheqjeje nga konteksti i [...]
SHQIPJA TOTALITARE (XIX)
Posted in Gjuhësi, Totalitarizëm, tagged gjuha shqipe, totalitarizmi, trajtimi i kohës on December 3, 2007 | Leave a Comment »
Koncepti totalitar për kohën dhe historinë i mëshonte kontrollit total të rrjedhës së kohës nga regjimi, nëpërmjet projektimit të së ardhmes mbi baza të pashmangshmërisë objektive. Ky koncept ideologjik do të gjente shprehjen e vet në të gjitha nivelet e ligjërimit totalitar publik.
SHQIPJA TOTALITARE (XVIII)
Posted in Gjuhësi, Totalitarizëm, tagged gjuha shqipe, populli, totalitarizmi on December 1, 2007 | 1 Comment »
Për nga mënyra si funksionojnë në ligjërim, shumë përemra u ngjajnë xholave në letrat e bixhozit; meqë marrin atë vlerë të cilën dëshiron t’ua japë folësi. Për këtë arsye, përemrat mund të përfytyrohen si ato elemente të ligjërimit të cilat punojnë më shumë e më mirë për llogari të folësit.
SHQIPJA TOTALITARE (XVI)
Posted in Gjuhësi, Totalitarizëm, tagged gjuha shqipe, totalitarizmi on November 29, 2007 | Leave a Comment »
Ideologjia totalitare çonte detyrimisht në përçarje të shoqërisë në grupe dhe forca me interesa të kundërta, në luftë të pakompromis mes tyre; madje sipas teorisë marksiste-leniniste ishte kjo luftë që e çonte shoqërinë përpara, teksa vetë vinte duke u ashpërsuar. Një nga mënyrat për ta zbutur disi impaktin social dhe psikologjik të një doktrine të [...]
TË VJETRA APO TË RRALLA?
Posted in Gjuhësi, tagged etimologjia, gjuha shqipe on November 24, 2007 | 19 Comments »
Një fjale i bashkëlidhen vlera të ndryshme – për shembull vjetërsia, numri i rrokjeve, aftësia për të formuar fjalë të tjera, prejardhja, valenca gramatikore, ngjyrimi emocional, e kështu me radhë. Mes këtyre vlerave rëndësi të posaçme ka denduria e përdorimit të fjalës në ligjërim, e cila tani së fundi mund edhe të llogaritet më lehtë, [...]
SHQIPJA TOTALITARE (XIV)
Posted in Gjuhësi, Totalitarizëm, tagged gjuha shqipe, langue de bois, shqipja totalitare, totalitarizmi on November 18, 2007 | 6 Comments »
Duke i qëndruar besnik emrit të vet, totalitarizmi shqiptar u shtri në mënyrë kapilare në jetën sociale, duke mos lënë aspekt e nivel pa prekur e shndërruar; që nga veprimtaria shtetërore dhe administrative, deri në jetën e përditshme. Në aspektin gjuhësor kjo gjithëpërfshirje u pasqyrua jo vetëm në homogjenizimin gjuhësor të vendit, ose të ashtuquajturin [...]
SHQIPJA TOTALITARE (XIII)
Posted in Gjuhësi, Totalitarizëm, tagged armiku, gjuha shqipe, totalitarizmi on November 4, 2007 | Leave a Comment »
Imazhi i armikut zinte vend qendror në ideologjinë dhe mitologjinë totalitare – në pajtim me manikeizmin monist, armiku përfaqësonte burimin absolut të së keqes, pengesave, dështimeve, entropisë së sistemit; por edhe skajin negativ të kontradiktës që e shtynte vetë sistemin përpara. Shqipja, në atë kohë, kishte privilegjin e rrallë që ta përdorte fjalën armik të [...]