Kolec Topalli thotë se Këshilli Ndërakademik ka diskutuar vetëm disa raste të përdorimit të ë-së së patheksuar; Rahmi Memushaj thotë se ë-së së standardit iu bë gjyq komunist; ndërkohë nga baza dëgjon zëra entuziastë, radikalë, revolucionarë, për heqjen e kësaj shkronje jopraktike nga alfabeti.
Cilëve t’u besojmë?
Pikësëpari, këtu është fjala për të paktën dy probleme të ndryshme: (1) reforma drejtshkrimore, ose rishikimi i disa rregullave të përdorimit të ë–së së patheksuar dhe (2) shkrimi i shqipes pa ë-të (dhe pa ç-të), për shkak se këto shkronja mungojnë në shumë prej tastierave që përdorin shqipshkruesit.
