Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘hapësira publike’

Pas 11 shtatorit 2001 në SHBA, ishin të shumtë amerikanët që u deklaruan të gatshëm për të sakrifikuar pak nga “liria” e tyre, në emër të shtimit të sigurisë. Edhe pse nuk është lehtë të kuptohet se çfarë kanë parasysh njerëzit me “liri”, kam frikë se, në rastin konkret, liria nuk ishte veçse një fjalë-kod [...]

Read Full Post »

 
Në komentet për shkrimin e mëparshëm, ku analizoja disa aspekte të incidentit që çoi në shkarkimin nga detyra të ministrit të Kulturës Ylli Pango dhe linçimin e tij moral në publik, më bëri përshtypje qëndrimi i disa kolegëve diskutues në lidhje me të drejtën e ish-ministrit për privatësi.
 

Read Full Post »

Hapësira publike, nga pikëpamja urbanistike, është në radhë të parë një vend fizik, relativisht i lehtë për t’u identifikuar. Pak më i vështirë paraqitet përcaktimi i kritereve që e dallon hapësirën publike nga hapësira ku publiku mund të ndërveprojë në kushte të caktuara. Sidoqoftë, hapësira publike e Tiranës ka pësuar transformime rrënjësore vitet e fundit.

Read Full Post »

Fjalori e quan rrobalarëse, ose makinë larëse, por ne popullorçe i kemi thënë gjithnjë lavatriçe. E emërtuar me term të huazuar ose jo, rrobalarësja nuk është objekt çfarëdo. Së pari, nuk duhet harruar se është elektroshtëpiake, pra një objekt që ndërvepron intensivisht me njeriun dhe mjedisin e tij. Rrobalarësja qëndron në udhëkryq të disa fushave [...]

Read Full Post »

Në Kapeni skizofrenin, Xha Xhai preku në një plagë që është më e thellë se ngjarja në Peshkopi. Nuk jam shumë e bindur me argumentin që ofron kur thotë që shthurja sociale vjen prej mungesës së burrave, për faktin që emigracioni kryesisht është familjar ose nga meshkuj beqarë dhe ka qenë më i fortë në [...]

Read Full Post »