“Il n’y a qu’un problème philosophique vraiment sérieux : c’est le suicide”, shkruan Camus-ja në faqen e parë të esesë së vet për Mitin e Sizifit.
I vetmi problem filozofik vërtet serioz është vetëvrasja. Këto ditë, pas asaj çfarë i ndodhi mikut Dan Klosi, e kam çuar shpesh në mendje këtë thënie, duke u munduar jo aq ta kuptoj, sa ta vendos në kontekstin e së përditshmes sime dhe të së tjerëve, që u prekën drejtpërdrejt nga ajo vdekje.
