Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘identitete të lëngshme’

U jam perifano (krenar) që fljas arvanjitika” – tha Nikos nga Spata, 73 vjeç, i vetmi ndër 30 folës të intervistuar të gjuhës arvanitase, që nuk bëri shenjë nënvlerësuese ndaj gjuhës së vet të parë. Arvanitët e kanë palatalizuar ‘n’-në e emrit që përdoret për ta, dhe i thonë vetes ‘arvanjitë’ dhe gjuhës ‘arvanjitika’. Sido që ende janë shumë e gjenden kudo nëpër Greqi, së shpejti do ekzistojnë veç si përrallë ekzotike greke për shumëllojshmërinë e minorancave të dikurshme etnike në Greqi. Por ende janë aq shumë (sido që asnjë lloj statistike të saktë s’ka e s’mund të ketë për ta), sa shprehja ‘minorancë’ do duhej të ripërkufizohej në këtë rast. Së shpejti, do jenë një popullsi folëse e vdekur, një komunitet folës me zero pjesëtarë. Dhe duan pikërisht që të jenë kështu.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,037 other followers

%d bloggers like this: