Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘ilirët’

Centaur_skeletonU ndodha në Tiranë, kur u festua 100-vjetori i Pavarësisë, dhe mes shumë ngjarjeve, pseudo-ngjarjeve dhe frymës mbytëse prej karnevali, mbaj mend turmat e njerëzve duke pritur në radhë para Muzeut Kombëtar, për të parë armët e Skënderbeut, që i kish sjellë qeveria me atë rast posaçërisht nga Viena.

Meqë i kisha parë armët në Vjenë para vitesh, me një qasje gati sikur të ishin relike të ndonjë shenjti të rëndësishëm dhe unë besimtar i përvuejtun, nuk kisha gjë ndërmend të kuturisesha për t’i parë sërish (të thuash se ka më rëndësi që t’i kesh parë, sesa që po i sheh); por arrita të pikas për së largu disa statuja ngjyrë myku te shkallët e Muzeut, që më ngjanë nuk di pse si objekte, jo për shitje, të ndonjë gift shop-i në provincë.

(more…)

Read Full Post »

Vrasjet për gjakmarrje pothuajse nuk përbëjnë më lajm sot, aq sa gazetat dhe TV-të fare mirë mund t’i zëvendësojnë me një counter, si ato që sheh në sheshet e botës për borxhin publik ose tonazhin e gazit karbonik në atmosferë; edhe pse, për natyrisht, familjet, miqtë dhe të afërmit e viktimave, katastrofa nuk është më pak e tillë, ngaqë i përshtatet një motivi tashmë të konsumuar.

Megjithatë, tek lexoja sot për një vrasje të freskët të dy vëllezërve Shkreta, në Fushë-Mamurras, më tërhoqën vëmendjen emrat e tyre, Gentian dhe Ledi; si dhe emri i vrasësit të dyshuar, Jetmir; e më në fund emri i viktimës së parë, ose i ndezësit të kësaj bombe me shpërthim të ngadalshëm: Endri (në disa gazeta ky del edhe si Indrit).

(more…)

Read Full Post »

E njëjta dorë e pagdhendur që ka shkruar për gjuhën shqipe në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nuk ia ka kursyer as historinë vendit të shqiponjave (dhe zhgabonjave).

Që në fillim, lexuesit kureshtar i thuhet një rrenë e madhe:

Në fund të shekullit V p.e.s., ilirët u futën në periudhën e skllavopronarisë dhe themeluan përgjatë bregdetit qytete shumë të njohura në atë kohë, të cilat ekzistojnë dhe sot, si Durrahium (Durrësi), Apolonia, Butroti (Butrinti), Scodra (Shkodra), Lissus (Lezha), etj.

Në fakt, me përjashtim të Shkodrës, qytetet e tjera në listë janë themeluar prej grekëve – diçka që nuk ka pse të mbulohet me gjepura, meqë e normalizon lashtësinë e territorit të sotëm shqiptar (grekët themeluan kolonitë e tyre kudo rreth e përqark Mesdheut); dhe një e dhënë historike që nuk mund të manipulohet, si të ishte dosje (ironi etimologjike: shqipja e sotme mbuloj rrjedh nga latinishtja manipulare).

(more…)

Read Full Post »

Shqiptarja njoftonte lexuesit për një zbulim të ri të Ekspeditës së Përbashkët Arkeologjike shqiptaro-franceze në Apolloni: një reliev të punuar në kockë.

Me këtë rast citohej edhe përgjegjësi i ekspeditës, Jean-Luc Lamboley, që vërente se “E veçanta e zbulimit është se është një punim i kualitetit të lartë në kockë, ku është fiksuar një skenë nga mitologjia greke. Ndoshta është i vetmi reliev i gjetur në kockë.”

Dhe pikërisht, gjithnjë sipas Lamboley-t, bëhet fjalë për “një skemë[?] mitologjike shumë [të] njohur ku paraqitet Heraklisi [pse jo Herkuli?] me topuz dhe Apolloni me hark.”

(more…)

Read Full Post »

Pellazgët, pellazgët… Cili prej nesh nuk ka ëndërruar, në fëmini, për të kaluar pak orë në shoqërinë e tyre fisnike, ulur në hije të gurëve qiklopikë, duke shijuar me ta kofshën e pjekur të thiut thesprot, me ndonjë kupë verë mjalti a nektar?

Guri i provës për patriotin safi, në lëmë të origjinave, është qëndrimi ndaj pellazgëve.

Tradicionalisht, këta thuhet se kanë qenë një popull i lashtësisë paragreke në Ballkan – ose së paku kështu janë mbajtur prej grekëve të vjetër.

Sot e kësaj dite, për këtë popull gjysmë-mitik dihet shumë pak; madje dijetarët as janë të një mendjeje nëse pellazgët, thjesht në kuptimin e popullsisë që u parapriu grekëve në trojet e tyre, kanë qenë apo jo indoeuropianë.

(more…)

Read Full Post »

Që shqiptarët rrjedhin prej ilirëve, këtë e dinë edhe trakët. Që këtej, nuk habitemi për vendin që u është lënë ilirëve në tekstet e historisë së popullit shqiptar për klasën e 12-të të shkollës së mesme. Kështu ka qenë, kështu do të jetë në amshim.

(more…)

Read Full Post »

Kur na qëllon të flasim për emrat e përveçëm në një kulturë, gjithnjë përfundojmë duke folur jo aq për emrat, sesa për procesin e emërtimit ose të “pagëzimit” (e vendos këtë fjalë në thonjëza për ta dalluar nga pagëzimi i mirëfilltë); i cili ka natyrë më tepër antropologjike dhe sociologjike, sesa gjuhësore të mirëfilltë.

E dimë që emri që ia vëmë fëmijës, si rregull, shpreh një dëshirë të prindit ose të kumbarës; dhe shpesh në këto dëshira mund të lexojmë çfarë e vë në lëvizje shoqërinë dhe kulturën për një moment të caktuar. Natyrisht, edhe vullneti për ta përfshirë fëmijën, nëpërmjet emrit, në një traditë të caktuar – p.sh. familjare, kur ia vë emrin e një gjyshi; ose fetare, kur ia vë emrin e një shenjti – është edhe ai një lloj dëshire.

(more…)

Read Full Post »

Historiani Kristo Frashëri, në disa numra të Gazetës Shqiptare, polemizon me teza të historianëve grekë në lidhje me Epirin e Vjetër dhe banorët e tij në shekuj.

Çështja e natyrës etnike të Epirit të Vjetër në lashtësi dhe në mesjetë i ka ndarë historianët në të dy anët e kufirit shqiptaro-grek.

Dy tezat ekstreme – njëra se Epiri i Vjetër ka qenë gjithnjë etnikisht grek dhe tjetra se Epiri i Vjetër ka qenë iliro-shqiptar në mënyrë të vijueshme – nuk janë të vetmet që qarkullojnë, as më të besueshmet.

(more…)

Read Full Post »

Kur lexova se Kroacia do të pranohet zyrtarisht në Bashkimin Europian në vitin 2013, e pata praktikisht të pamundur të mos mendoja se Shqipëria, së bashku me Bosnjën dhe Kosovën, janë të dënuara të mbeten të fundit në këtë proces integrimi të rëndësishëm.

Në momentin e tanishëm, gjasat janë që në këtë proces këtyre tre vendeve t’ua kalojnë edhe Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Ndryshe nga të gjitha këto shtete, duke përfshirë këtu edhe Slloveninë dhe Kroacinë, Shqipëria nuk u përfshi në ndonjë luftë gjatë viteve 1990, as u shkëput nga ndonjë entitet më i madh, si Jugosllavia.

Shqipëria duhej të ishte pranuar në Bashkimin Europian më herët, por kjo nuk ndodhi. Arsyetimet e nevojshme për ta kuptuar këtë, ndryshojnë nga çdo lloj refleksioni që mund të bëhet për Kosovën dhe Bosnjën, meqë këtyre të fundit u duhet të bëjnë llogaritë me një trashëgimi konflikti të ashpër, brenda vetes ose me fqinjët.

(more…)

Read Full Post »

nga Moikom Zeqo

Dr. Edi Shukriu, arkeologe e njohur në Prishtinë në librin e saj “Dardania paraurbane”, Dukagjini, Pejë 1996, bën një sintezë shkencore të etnicitetit ilir të dardanëve, duke bërë kështu konceptualizimin e provës arkeologjike të autoktonisë dardano-shqiptare.

Kurse në botimin “Kosova Antike”, Muzeu i Kosovës, Prishtinë, 2004, në shqip dhe në anglisht realizon një sintezë tjetër të Dardanisë, që nga fillesat prehistorike deri në antikitetin e vonë.

(more…)

Read Full Post »

Teoritë, ose më mirë hipotezat për prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe nuk kanë qenë ndonjëherë ideologjikisht asnjanëse ose të pafajshme – as në kohë të Rilindjes, as në kohët totalitare, as në kohët e sotme.

Zyrtarisht, albanologjia në Tiranë dhe në Prishtinë sot i mbahet hipotezës së prejardhjes ilire; por në kulturën shqiptare gjithnjë ka pasur një rrymë të fortë, sado të nëndheshme, të përkrahësve të hipotezës pellazge, e cila njëfarësoj gjithnjë i është referuar mitit të natyrës unike, ose të papërsëritshme të shqiptarëve.

Hipoteza pellazge si rregull nuk pajtohet me hipotezën ilire, me gjithë disa përpjekje sinkretizmi që nuk kanë munguar, duke i paraqitur pellazgët si paraardhës të ilirëve ose si të njëjtë me ta.

(more…)

Read Full Post »

Herë pas here mediat shqipe përcjellin, ndonjëherë me fanfarë të madhe, vepra me natyrë historike dhe historike-gjuhësore që mëtojnë të zgjidhin enigma të ndryshme të dijes nëpërmjet gjuhës shqipe.

Metodologjikisht, vepra të tilla nuk mund të hidhen poshtë a priori; meqë vetë historia e shqipes është ndriçuar dhe do të vazhdojë të ndriçohet nëpërmjet historisë së gjuhëve të tjera – sidomos latinishtes, greqishtes së vjetër dhe gjuhëve sllave.

(more…)

Read Full Post »

Në diskutimet që u hapën rreth Kulturës së Komanit, u lakua edhe emri i John Wilkes, një profesor i arkeologjisë klasike në University College, London, që ka shkruar një monografi për ilirët, të përkthyer edhe në shqip.

(more…)

Read Full Post »

Po i kthehem Kulturës së Komanit, për të vënë në dukje një kontradiktë në raportet e dijes me ideologjinë kombëtariste në Shqipëri.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

%d bloggers like this: