Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘ilirishtja’

Matzinger-i ka të drejtë kur vëren se vështirësitë në fonetikën historike të emrave të vendeve, së bashku me numrin fare të paktë të huazimeve të shqipes nga greqishtja e vjetër dhe përkimet e shumta mes shqipes dhe rumanishtes e problematizojnë në kulm hipotezën e autoktonisë së shqiptarëve në brigjet e Adriatikut.

Çfarë nuk bind, në argumentin e tij, është supozimi, për mua i pambështetur, se i njëjti arsyetim e përjashton edhe mundësinë që shqipja të rrjedhë prej një dialekti të ilirishtes; tek e fundit, ilirët nuk është se jetonin vetëm përgjatë bregdetit të Adriatikut!

(more…)

Read Full Post »

Këto ditë bëri pak bujë, në mediat shqip, një hipotezë e gjuhëtarit austriak Joachim Matzinger në lidhje me mundësinë që shqipja të ketë rrjedhur jo prej ilirishtes, por prej një gjuhe të lashtë ballkanike deri më sot të panjohur.

Këtë hipotezë të parashtruar në një vëllim të botuar në shqip tani së fundi nga “Përpjekja”, autori e shtjelloi edhe me një kumtesë të mbajtur së fundi në Tiranë.

Lidhjet shqiptaro-ilire, prejardhja e shqipes dhe autoktonia e shqiptarëve në Ballkan mund t’i duken si subjekte tejet të specializuara gjuhëtarit ose historianit perëndimor, por shqiptarët i konsumojnë lajmet rreth tyre me një interes që shpesh është në përpjesëtim të zhdrejtë me shkallën e kompetencës për të marrë vesh se çfarë thuhet.

(more…)

Read Full Post »

Që shqiptarët rrjedhin prej ilirëve, këtë e dinë edhe trakët. Që këtej, nuk habitemi për vendin që u është lënë ilirëve në tekstet e historisë së popullit shqiptar për klasën e 12-të të shkollës së mesme. Kështu ka qenë, kështu do të jetë në amshim.

(more…)

Read Full Post »

Teoritë, ose më mirë hipotezat për prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe nuk kanë qenë ndonjëherë ideologjikisht asnjanëse ose të pafajshme – as në kohë të Rilindjes, as në kohët totalitare, as në kohët e sotme.

Zyrtarisht, albanologjia në Tiranë dhe në Prishtinë sot i mbahet hipotezës së prejardhjes ilire; por në kulturën shqiptare gjithnjë ka pasur një rrymë të fortë, sado të nëndheshme, të përkrahësve të hipotezës pellazge, e cila njëfarësoj gjithnjë i është referuar mitit të natyrës unike, ose të papërsëritshme të shqiptarëve.

Hipoteza pellazge si rregull nuk pajtohet me hipotezën ilire, me gjithë disa përpjekje sinkretizmi që nuk kanë munguar, duke i paraqitur pellazgët si paraardhës të ilirëve ose si të njëjtë me ta.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

%d bloggers like this: