Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘islami’

Pak ditë më parë, duke folur për një çështje të mprehtë administrative, siç është teksti i Himnit kombëtar, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha tha disa gjëra të çuditshme. (more…)

Read Full Post »

Çfarë ka ndodhur me Ardian Isufin në Bienalen e Venezia-s?

Nga gazetat, marr vesh që vepra e tij, “U.O. – Unidentified Object” është lënë jashtë, në momentin e fundit, me vendim të kuratorit të pavijonit shqiptar Ilir Voci.

Vepra e Isufit konsiston në maketin e një minareje, e cila është ngritur “mbi” oxhakun e Fabrikës së vjetër të qelqit në Kavajë; minare që autori kish në plan ta riprodhonte në përmasa reale (me lartësi rreth 20 m) në hapësirat e Bienales (në pallatin e UNESCO-s).

Gjithnjë sipas autorit Isufi, nga kjo minare e rikrijuar do të dëgjohej edhe lutja islame pesë herë në ditë.

(more…)

Read Full Post »

Po u kthehem shënimeve të udhëtimit tim nëpër tekstet e historisë për klasën e 12-të të shkollave të mesme të Republikës Shqiptare, meqë pas çdo kthese, gjej aty të papritura.

Një nga arsyet, në mos kryesorja, e studimit të historisë në shkollë ka të bëjë me përgatitjen e brezit të ri për ta kuptuar të sotmen si produkt të ngjarjeve të shkuara.

Nëse është kështu, atëherë do të duhej, logjikisht, që në këto tekste të jepej ndonjë shpjegim për strukturën fetare të përçarë të shoqërisë shqiptare; si dhe për shkaqet dhe rrethanat e përhapjes së fesë islame ndër shqiptarët.

(more…)

Read Full Post »

nga Doan Dani

Justifikimi fetar

Më shumë se tek dhuna Misha e shtyn vëmendjen e lexuesit drejt elementit fetar, që sipas tij përbën objektivin perfundimtar të personazhit kryesor të Tursun Beut apo osmanëve në përgjithësi. Ai kritikon historiografinë shqiptare për anashkalim dhe, madje, censurë ndaj tipologjisë fetare të luftës osmane. Me gjithë kornizat ideologjike, që kanë stimuluar interpretimet nacional-romantike, historiografia akademike është në radhë të parë produkt historianësh në kontakt me Kronikën e Tursun Beut që në vitet e para të regjimit, dhe jo vetëm kaq, por ato historian njihnin edhe ngjyresat fetare të kronikave dhe konflikteve mesjetare të ambientit përreth.

Sado që Misha mundohet të ushqejë dallimin mes luftës osmane dhe asaj perëndimore, për historianin e sotëm është e qartë se ky përbën një akrobaci emocionale të ekzaltuar nga orientalizmi i shek. XIX dhe nga interpretimi i modernizuar huntingtonian. Gjykimi i luftës osmane si fetare rrjedh nga një thjeshtim i ekspansionizmit osman dhe nga një pikëpamje amatoriale eurocentrike që etiketon luftërat mesjetare si derivat fetar, madje Misha i kërkon lexuesit t’i imagjinojë luftërat  e organizuara nga Mehmeti II si një kataklizëm i panjohur: jo vetëm fetare, por edhe aliene për kontinentin.

(more…)

Read Full Post »

Debatet për rishikimin e historisë, që i kemi përjetuar edhe këtu në blog, kanë ngritjet dhe uljet e tyre, baticat dhe zbaticat. Megjithatë, ndërsa historianët ende nuk merren vesh se çfarë duhet rishikuar dhe si, në të tjera sfera të kulturës historia është rishkruar tashmë.

Dhe këtu s’kam parasysh veprën e një Schmitt-i, e cila u prit me aq nervozizëm nga historianë dhe ideologë që historinë vërtet do të donin ta rishkruanin, por jo ashtu si zvicerani.

(more…)

Read Full Post »

Vazhdon të flitet shumë dhe të mos thuhet asgjë për çështjen e ndryshimeve të teksteve të historisë së shqiptarëve, që ia kërkoi nga ministri turk i Arsimit kolegut të vet në Kosovë, Ramë Bujës.

Ferit Duka i kish dhënë një intervistë sot Gazetës Shqiptare ku mbante një qëndrim përgjithësisht të drejtë, por pa hyrë në hollësira, përveç çështjes së dallimit mes pushtimit dhe sundimit, të cilën e kemi sqaruar prej javësh këtu në PTF.

Ndërkohë, edhe vetë ministri Ramë Buja në një intervistë të paradyditshme për gazetën Express mbetej i maskuar pas formulave diplomatike, kundër “gjuhës së urrejtjes” etj., çka më bën të mendoj se, në këtë moment, askush nuk e ka idenë se për çfarë është fjala, dhe se sekreti ose rezervimi janë kapakë për boshllëkun poshtë.

(more…)

Read Full Post »

Akti terrorist i bishës bjonde Breivik kërkoi të paraqitej si shprehje e një lloj “fundamentalizmi të krishterë”, i cili i kundërvihej në dukje islamizimit të Europës, por në të vërtetë do të shërbente si kundërpeshë e “fundamentalizmit islamik” dhe terrorizmit që ky ka frymëzuar.

Nuk di sa i saktë është termi “fundamentalizëm” në këtë kontekst; më tingëllon keq për shumë arsye, nga të cilat kryesorja është se unë nuk besoj që Krishterimi dhe Islami, qoftë edhe në leximet e tyre më literale, mund të përdoren për të përligjur terror dhe vrasje njerëzish të pafajshëm.

Prandaj më mirë do të ishte të flasim për interpretime radikale, ose ekstreme (të skajshme) të këtyre feve, nga individë ose lëvizje sociale të caktuara.

(more…)

Read Full Post »

Kur lexova se Kroacia do të pranohet zyrtarisht në Bashkimin Europian në vitin 2013, e pata praktikisht të pamundur të mos mendoja se Shqipëria, së bashku me Bosnjën dhe Kosovën, janë të dënuara të mbeten të fundit në këtë proces integrimi të rëndësishëm.

Në momentin e tanishëm, gjasat janë që në këtë proces këtyre tre vendeve t’ua kalojnë edhe Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Ndryshe nga të gjitha këto shtete, duke përfshirë këtu edhe Slloveninë dhe Kroacinë, Shqipëria nuk u përfshi në ndonjë luftë gjatë viteve 1990, as u shkëput nga ndonjë entitet më i madh, si Jugosllavia.

Shqipëria duhej të ishte pranuar në Bashkimin Europian më herët, por kjo nuk ndodhi. Arsyetimet e nevojshme për ta kuptuar këtë, ndryshojnë nga çdo lloj refleksioni që mund të bëhet për Kosovën dhe Bosnjën, meqë këtyre të fundit u duhet të bëjnë llogaritë me një trashëgimi konflikti të ashpër, brenda vetes ose me fqinjët.

(more…)

Read Full Post »

Spartak Ngjela, një eksponent i opozitës, shkruante dje te “Shekulli” për çfarë na shqetëson të gjithëve: krizën e pasvotës lokale në Tiranë (“A mund ta shpëtojë kolegji zgjedhor Saliun”).

Që në krye ai i referohet erës së lirisë që po fryn në Mesdhé, duke përmendur të ashtuquajturën “pranverë arabe” dhe pasojat e saj për regjimet autokratike të zonës.

(more…)

Read Full Post »


Sot mora vesh që edhe femrat iraniane luajnë futboll në nivel kompetitiv, madje kanë edhe një skuadër kombëtare e cila do të luante një ndeshje kualifikuese me Jordaninë, për Olimpiadën e 2012-ës në Londër.

Megjithatë, shtypi perëndimor zakonisht rrëfen për gratë në Iran kur është fjala për shtypje fetare dhe patriarkale, përndjekje, ekzekutime, mbytje me gurë dhe përulje; prandaj imazhi i një skuadre kombëtare futbolli femrash nga ai vend ta çon shpirtin peshë.

(more…)

Read Full Post »

nga Doan Dani

“Nuk kam lindur në Venecie, as në Breshia, por në një tjetër botë, thuajse nën një diell tjetër” shkruante Marin Beçikemi në Panegyricus serenissimo principi Leonardo Loredano [...] botuar në Venezia në 1506. Fragmenti i shkëputur nga humanisti shkodran qartëson të “pasionuarit” e sotëm rreth ekzistencës së një humnere mes vendlindjes së Beçikemit, pas rënies në sundimin osman, dhe vendit ku ai emigroi dhe vdiq.

(more…)

Read Full Post »

Kremtimet për Nënë Terezën risollën në qendër të vëmendjes raportet midis katolicizmit dhe shqiptarisë, të cilat kanë qenë historikisht të frytshme dhe të mbara, edhe pse kohët e fundit, si çdo përbërëse tjetër e vetëdijes kombëtare, kanë degraduar.

(more…)

Read Full Post »

nga Doan Dani

Njëzet vitet që pasuan monizmin gjithëfushor të enverizmit kanë qenë të mangëta në studime të plota dhe objektive. Të shtyrë nga interesa materiale ose emocionale, historianë dhe imitues të këtij “profesioni” pasqyrojnë enverizmin (e jo vetëm atë) si sekuencë sinkronike gjysmake. Sistemit i mënjanohen shumë elemente duke i hequr kështu logjikën e kontekstit, vetëm për të krijuar mite dhe paradigma të reja.

(more…)

Read Full Post »

Ditën e nesërme e paskan shpallur anembanë Perëndimit si “Dita e karikaturave të Muhametit” – profetit të fesë islame. Një kërkim në Google, për “Draw Muhammad Day” si frazë më kthen gati 2 milion hite; iniciativa ka ngjallur interes dhe debat të madh, siç mund të merret me mend.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,075 other followers

%d bloggers like this: