Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘Ismail Kadare’

Pioneer_plaque.svgDikur, kur i faleshim televizionit italian si ta kishim altar shtëpijak, dëgjonim ndonjëherë të na thuhej se një pjesë e emisioneve, në mos të gjitha, nuk pasqyronin jetën “andej”, por ishin produkte propagandistike, të sajuara për ne “këtej”; arsyetim ky përndryshe tipik për paranojën.

Nëse ato që shihnim në ekran, sidomos reklamat, synonin të na bënim të ndiheshim të mjerë në varfërinë dhe izolimin tonë, kjo u jepte më shumë të drejtë edhe të gjithë atyre që e shihnin altarin televiziv si burim të helmit dhe të dyshimit, në një shoqëri përndryshe të shëndetshme.

Komunikimi ndonjëherë u shpëton palëve nga kontrolli. Kështu, filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re” kishin sukses të madh në Kinën autarkike të viteve 1960-1970, ku shiheshin si dritare ndaj Perëndimit. Një melodi me kitarë, nga kolona zanore e filmit Ngadhënjim mbi vdekjen, ishte kthyer në një prej këngëve më popullore atje, madje edhe shumë kohë pasi në Shqipëri filmi vetë, bashkë me këngët që përmbante, u hoq nga qarkullimi (kushedi për shkak të aktores së ndaluar Edi Luarasi).

(more…)

Read Full Post »

Pati ndonjë që u irritua nga përmendja e Kusturicës në  një shkrim timin të mëparshëm; gjithnjë do të ndesh në bashkatdhetarë që i irriton Kusturica, për arsye që s’kanë të bëjnë me filmat e tij, por me personin e tij publik.

Çështja më duket aktuale: a do të vazhdojmë ta vlerësojmë artin sipas biografisë së autorëve, siç bënim nën totalitarizëm?

Aq më tepër që orvatja për bojkot, ose më mirë, për të përçmuar të gjithë ata që shprehin simpatinë e tyre ndaj një autori “me cen” si Kusturica, po u shërben cave si pretekst për të tundur flamurin kombëtarist.

(more…)

Read Full Post »

Me një shkrim të botuar në dy pjesë në “Panorama”, Fatos Lubonja analizon dy prej librave më të bujshëm të Panairit të këtij viti: Kohë e pamjaftueshme të E. Kadaresë dhe Kurban të E. Ramës, duke i parë si shembuj të një lloj letërsie – memuaristika – ku “autori merret me veten, duke e bërë atë personazh,” por e bën këtë “sipas regjisë së egos dhe interesave të tij personale, por krejtësisht në dëm të së vërtetës.”

Për Lubonjën, e gjithë kjo i ngjan një operacioni plastik, i frymëzuar nga vullneti i këtyre autorëve “për të kontrolluar të kaluarën, historinë, për të krijuar një version dominant të kësaj historie që synon, me kalimin e kohës, të eliminojë çdo histori tjetër”, pa çka se, “ajo që zhduket pas këtij operacioni plastik është ajo më e bukura gjë që mund të ishte: vetvetja e autorit, e vërteta e tij e, në një kuptim më të gjerë, njohja. Por kjo nuk ka shumë rëndësi në këtë lloj kulture.”

(more…)

Read Full Post »

Historiani Elidor Mëhilli më dërgon, të fotografuar, dokumentin e një procesverbali të një mbledhjeje të Sekretariatit të KQ të PPSh, të mbajtur më dt. 13 shkurt 1979, në të cilin Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Hekuran Isai diskutojnë, ndër të tjera, edhe për një artikull të Ismail Kadaresë për Eposin e Kreshnikëve, botuar në gazetën “Drita.”

Ky diskutim vjen pas dy diskutimesh të tjera: njëri për revolucionin iranian dhe tjetri për deviacionin e partisë komuniste italiane marksiste-leniniste.

Nga procesverbali, merret vesh se E. Hoxha ka mbetur shumë i kënaqur me artikullin e Kadaresë. Ai e quan atë ”studim shkencor”, ndërsa autorin ”njeri të zotin jo vetëm si romancier e poet, por edhe si studiues”.

(more…)

Read Full Post »

KOHA E ÇMIMEVE


Nuk di nëse e pa kush një lajm për shpalljen e fituesve të çmimit prestigjioz “Balkanika”, në mbrëmjen e dt. 28 nëntor, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Këtë vit, për arsye të paqarta, u shpallën njëkohësisht fituesit për vitet 2008 dhe 2009.

(more…)

Read Full Post »

Ditët e fundit, gjuhëtari Rahmi Memushaj, në një shkrim te Shekulli me titullin “Gjuha standarde, krijesë kombëtare, jo totalitare”, i referohet gjerësisht librit tim Shqipja Totalitare, të botuar në 2009.

(more…)

Read Full Post »

Natën time të fundit në Tiranë, më ftuan të shihja dramën Darka e gabuar me regji të Fatos Haxhirajt, të mbështetur në romanin me të njëjtin titull të I. Kadaresë.

Ngaqë romani nuk më ka entuziazmuar dhe aq, nuk prisja ndonjë epifani as nga pjesa teatrale, por çfarë pashë i tejkaloi edhe parashikimet e mia më pesimiste.

(more…)

Read Full Post »

Edhe këtë vit shkrimtari ynë i preferuar Ismail Kadare nuk e mori dot çmimin Nobel, me gjithë parashikimet, urimet dhe magjitë përkatëse.

Pritja e tanishme përkoi me botimin e romanit “Aksidenti”, i cili, pavarësisht nga ç’tha Tibor Fischer, nuk hyn ndër veprat e mira të shkrimtarit.

(more…)

Read Full Post »

Me titullin si gjithnjë delikat, “Aksidenti i Kadaresë fut në sherr kritikën botërore”, Gazeta Shqiptare boton të përkthyer një recension të shkrimtarit britanik Tibor Fischer, për romanin e fundit të Kadaresë të botuar në anglisht: The Accident.

(more…)

Read Full Post »

Shekulli boton sot dy letra proteste të Ismail Kadaresë, prej të cilave njëra i drejtohet gazetës FAZ, e cila ka botuar një artikull të një Michael Martens, ku Kadareja cilësohet si një nga promotorët e “furisë nacionaliste” në Shqipëri kundër librit të historianit zviceran Schmitt për Skënderbeun; ndërsa tjetra i drejtohet gazetës Shekulli vetë, për ta qortuar që u hap vend akuzave të tilla në faqet e veta, duke i përcjellë fjalët e Martens-it dhe të FAZ nëpërmjet një artikulli të përkthyesit të Schmitt-it (A. Klosi) pa i verifikuar.

(more…)

Read Full Post »

Të gjithë u gëzuam kur shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare mori pak kohë më parë çmimin Princi i Asturias për Letërsinë, i akorduar nga Fondacioni prestigjioz spanjoll me të njëjtin emër. Shumë prej nesh i ndoqën me interes pamjet e ceremonisë për dhënien e çmimit, ku morën pjesë personalitete akademike e politike të klasit të parë. Të gjithë në nderim të marrësit të çmimit, shkrimtarit tonë Ismail Kadare.

(more…)

Read Full Post »

Lexoj sot në “Gazetën shqiptare” një artikull të Hektor Çiftes për leximin dhe interpretimin që i ka bërë kritiku Arshi Pipa romanit Përsëri në këmbë të Dhimitër Xhuvani.

(more…)

Read Full Post »

E DREJTA E RIPUNIMIT

bukeMësova që shtëpia botuese që ka nxjerrë në treg pjesë nga krijimtaria e Kadaresë të ripunuar nga ana gjuhësore duke zëvendësuar në mënyrë masive fjalë të huaja më të tilla shqipe nuk e vë në dijeni lexuesin për këtë ndryshim nga origjinali i botuar e ribotuar dhe i nxjerrë në treg më herët, duke shkaktuar kështu për mendimin tim dy probleme jo vetëm të karakterit formal.

(more…)

Read Full Post »

Një mënyrë tjetër për t’iu afruar temës së dyzimit të personalitetit nën totalitarizëm do të ishte analiza e pritjes që i është bërë, në vite, shkrimtarit kombëtar Ismail Kadare nga lexuesi shqiptar.

Edhe këtu qasja ime do të jetë fund e krye spekulative, sepse Kadareja është jo vetëm ende aktiv si shkrimtar dhe shumë i pranishëm në jetën shqiptare; por edhe ka ndryshuar ai vetë në kohë së bashku me lexuesin e vet dhe me Shqipërinë vetë.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

%d bloggers like this: