Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘Kanuni i Lekës’

Kam shkruar disa herë, këtu në blog, se Kanuni (i Lek Dukagjinit), në pjesën që merret me gjakmarrjen, më shumë se sistem i institucionalizimit të dhunës ndoshta duhet parë si sistem i kufizimit ose disiplinimit të dhunës.

Kjo m’u kujtua tani që diskutonim për format e kontaktit me Tjetrin në qytet, përkatësisht në fshat, në shoqërinë tradicionale shqiptare.

Si rregull, individi në qytet është më i lirë se në fshat; atje ku fshatari ia delegon vendimin një sistemi normash të pashkruara, qytetarit shpesh i detyrohet të zgjedhë vetë; dhe zgjedhja është vërtet shprehje e lirisë, por sjell me vete edhe stres, edhe përgjegjësi personale.

(more…)

Read Full Post »

Natyrisht së pari duhet të biem në një mëndje se çfarë kuptojmë me fjalën reaksionar. Të paktën se çfarë kuptoj unë, por meqenëse nuk kam një përkufizim timin po sjell këtu se çfarë kuptimi i jep trajtës mbiemërore Fjalori i Gjuhës Shqipe (1980) : REAKSIONAR mb. 1. Që bën pjesë në forcat e reaksionit, i reaksionit; që mbështet dhe përkrah reaksionin, që i shërben reaksionit. Politikë (ideologji) reaksionare. Pikëpamje (ide) reaksionare. Qëndrim (veprim) reaksionar. Qeveri (organizatë) reaksionare. Forca (qarqe) reaksionare. Element reaksionar. Vend reaksionar. Shkrimtar reaksionar. Libër (film) reaksionar. Shtypi reaksionar etj.

(more…)

Read Full Post »

nga Besnik Sinani

Në një takim përkujtimor në nder të klerikut françeskan, Shtjefën Gjeçovi, i njohur ndër të tjera si mbledhës i Kanunit të Lekë Dukagjinit, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ndër të tjera tha:

Me Kanunin e Maleve të njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit, pasardhësit të Skënderbeut në rezistencën kombëtare kundër pushtimit otoman, rregullohet jeta e njerëzve, dhe kjo e pamundësonte zbatimin e Sheriatit në këto troje dhe te populli ynë, qoftë i besimit katolik apo i besimit mysliman. Në trojet shqiptare nuk mund të paramendohej që autoritetet osmane t’ia këpusnin dikujt dorën, të akuzuar për vjedhje, ose që dikujt t’i jepeshi pesëdhjetë kamxhik publikisht trupit. Pra ky Kanun ruajti nderin dhe dinjitetin e njeriut dhe dinjitetin kombëtar gjatë më shumë se pesëqind vjetëve.

(more…)

Read Full Post »

nga Doan Dani

Nga Kosova në Shqipëri, metodat e konsumimit të debateve politike brenda kastave janë mbase elementi më i përbashkët mes dy shteteve. Mungesa e tolerancës, pandryshueshmëria e subjekteve politike, nepotizmi, korrupsioni, shoqërohen me etikën e ofendimit dhe të urrejtjes. Sikur të u mos mjaftonte korniza politike, zbaviten me ndërhyrje në çështje që, të paktën për nga niveli i njohurive, janë plotësisht të huaja për to.

(more…)

Read Full Post »

Këngën e Gjergj Elez Alisë të gjithë e njohim dhe e admirojmë: një kreshnik që dergjet në shtrat prej nëntë vjetësh, për shkak të plagëve që ka marrë në luftë; një motër e dhembshur që përkujdeset për të; një bajloz i zi që del prej detit dhe kërkon t’ia marrë Gjergjit të gjitha, madje edhe motrën; Gjergjin që ngrihet nga shtrati si prej varrit, për t’i dalë bajlozit në dyluftim; dyluftimin që përfundon me vrasjen e bajlozit të zi; Gjergjin që më në fund jep shpirt i qetë, në krahët e të motrës.

(more…)

Read Full Post »

Josip Idromeno. Kush është ky Josip Idromeno?

Nga emri, të kujton një jugosllav të famshëm, Titon; nga mbiemri, një artist tonin të traditës nga Shkodra, Kol Idromenon.

Josip Idromeno, në të vërtetë, është shqiptar Kosove, 48 vjeç, lindur në Prizren; ai peshon 120 kg, është 1.90 m i gjatë, flokëthinjur, me sy bojëkafe. Ish luftëtar i UÇK-së, më parë parashutist në Armatën Jugosllave, ka punuar herë pas here si bodyguard dhe ndonjëherë kamionist; më pas është aktivizuar si mercenar në Afrikë.

(more…)

Read Full Post »

Duke lexuar komentet e kolegëve në temat e mëparshme, m’u krijua bindja se disa prej nesh nuk e kanë të qartë se çfarë është dhe për çfarë shërben parlamenti pikërisht, në një demokraci parlamentare.

Tani, të mos e dish këtë nuk është ndonjë katastrofë; katastrofa fillon kur fillon të flasësh për çështjen, madje të prezantosh opinione të mirartikuluara, pa e pasur idenë se për çfarë po flitet.

(more…)

Read Full Post »

Lajmi për veprimtarinë e pajtimit të gjaqeve në Shqipëri duket si normal, ndonëse i tillë nuk është.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: