Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘komentet e lexuesve’

Që nga momenti kur u bënë të zakonshme komentet e lexuesve anonimë, në faqet e mediave online, komunikimi masiv e humbi natyrën njëdrejtimshe, që e ka pasë karakterizuar dikur: nga teksti te publiku (masa); nga autori te lexuesi – të paktën, sa i përket shkronjës.

Kjo duket, më qartë se kurrë, te mënyra si komentet mund të ndikojnë, dhe në fakt ndikojnë, në pritjen e mesazheve; deri në atë shkallë sa edhe ato vetë të imponohen si mesazhe të komunikimit masiv dhe të trajtohen prej lexuesve si të tilla.

Lexuesi nuk është zhdukur gjë, as është transformuar; por tani, falë teknologjisë Web 2.0, ka mundësi të lexojë edhe veten, ose të shkruajë-lexojë publikisht, duke u çliruar nga fantazma e autoritetit, që i kanosej deri dje nga faqet e tekstit të shkruar.

(more…)

Read Full Post »

zorroQë seksioni i komenteve të pamoderuara, në faqet e mediave online më shumë e dëmton se e ndihmon fjalën e lirë, këtë e kishim ditur dhe e kemi shprehur shpesh në blog, sikurse edhe e kemi vënë në zbatim, me rregullat e moderimit.

Prandaj nuk mundemi veçse të mirëpresim artikuj si ky i sotmi në NYT, ku përmenden rezultatet e studimi të efekteve të komenteve ndaj leximit të materialit kryesor; studim i mbështetur në reagimet e gati 1,200 lexuesve të një shkrimi në një blog çfarëdo.

Studimi konfirmoi bindjen, jo vetëm timen por edhe të shumë autorëve që shkruajnë rregullisht në Internet, se komentet “e ashpra” radikalizojnë përvetësimin dhe trajtimin e temës, madje edhe, më keq akoma, ndryshojnë interpretimin që ia bën lexuesi materialit vetë.

(more…)

Read Full Post »

Pak ditë pas rënies së totalitarizmit shqiptar, entuziazmit tim të zjarrtë për të ardhmen e Shqipërisë, që sipas meje do të ngrihej në pak kohë falë lirisë së arritur, një profesor i huaj iu përgjigj praktikisht me fikës me shkumë: “Është më e lehtë të administrosh diktaturën sesa lirinë”. Nuk më tha asgjë të re, teorikisht e dija sikurse shumë të tjerë, se liria ka andrallat e veta, por nënvizimi i tij kishte të bënte në një farë mënyre me moskuptimin ose keqinterpretimin e konceptit të lirisë. (more…)

Read Full Post »

Blogosfera shqiptare ka ardhur duke u zgjeruar vitet e fundit, çka do të thotë se janë rritur edhe komentet që u bëhen shkrimeve të ndryshme. Nga pikëpamja sasiore rritja është e dukshme, nga ana cilësore gjykimi duhet pezulluar; në fakt, nuk mund të flitet për zhvillim harmonik të blogosferës shqiptare, të paktën në lëmin e komenteve. Këto të fundit janë rritur progresivisht që kur mediat tradicionale lejuan komentimin e shkrimeve të veta në linjë, duke iu afruar formës së blogut, pavarësisht se autori zakonisht nuk merr pjesë në diskutim. Gjithsesi, një farë bilanci për komentuesit në internet – galeria e të cilëve është me të vërtetë e pasur – nuk duket i parakohshëm.

(more…)

Read Full Post »

Dje dhe sot, “Shekulli” botoi një intervistë të Elsa Demos me mua, për librin “Shqipja totalitare”. Intervistën, të plotë, mund ta lexoni edhe këtu.

Më bëri përshtypje numri i madh i komenteve negative, jo vetëm ad hominem dhe ad personam, me të cilat tashmë jam mësuar; por edhe për vetë temën e intervistës dhe çështjet e trajtuara në libër.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,042 other followers

%d bloggers like this: