Një shkrim sot te Shekulli për censusin dhe pakicat që nuk ia njohin rezultatet më çoi në faqen e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, vitrinë vezulluese e cargo cult-it të europianizmit në Shqipëri.
Në këtë faqe, dhe pikërisht në rubrikën me “të dhëna të përgjithshme për Minoritetin Etnokulturor të Arëmënëve ose Vllehëve të Shqipërisë” lexoj se në Shqipëri ka me dhjetëra mijëra të tillë, por censusi i vitit 2012 nuk mund të merret për bazë, meqë rreth 80% e tyre paskan emigruar kryesisht në Greqi ose në vende të tjera “të demokracive perëndimore”.
