Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘komunikimi’

Çështjet e analizuara në katër seksionet e mëparshme nuk janë të shkëputura, madje kuptohen më mirë kur i shërbejnë njëra-tjetrës si kontekst; dhe ja pse.

Read Full Post »

 
Duke iu kthyer raportit midis mediave dhe teknologjisë së regjistrimit dhe të përpunimit të informacionit, Manjoo vëren se sot, si kurrë ndonjëherë, teknologjia lejon regjistrimin pothuajse total të fakteve; e megjithatë, sa më shumë shtohet numri dhe përdorimi i fotokamerave, videokamerave dhe regjistruesve zanorë, aq më shumë shtohet pasiguria e publikut dhe ndonjëherë e ekspertëve [...]

Read Full Post »

 
 
Një histori që e rrëfejnë ndonjëherë, për të provuar se shkëmbimi i informacionit, në vetvete, është pasurim: kur unë kam një mollë dhe ti ke një mollë, po ti shkëmbejmë përsëri mbetemi me nga një mollë secili; përkundrazi, kur unë kam një ide dhe ti ke një ide, po t’i shkëmbejmë mbetemi me nga dy [...]

Read Full Post »

Ja një histori që e kam gjetur te Paul Watzlawick (“How real is real”, Vintage Books, 1977, f. 13).
Gjatë Luftës I Botërore, një kompani e ushtrisë austro-hungareze gjendet e izoluar në një zonë malore të Shqipërisë së Veriut, e shkëputur nga prapavija e vet dhe linjat e furnizimit me ushqime, e rrethuar nga çeta armiqësore [...]

Read Full Post »