Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘komunizmi’

Juliusi më ftoi që të shkruanim diçka për perceptimin e Europës, nga pozita brezash të ndryshëm, siç jemi.

Më erdhi në mend, me atë rast eseja “Europa në mes tonë” dërguar Institutit të Mediave muaj më parë, të cilën edhe e nxora në blog. Megjithatë, m’u duk pastaj se ajo ese nuk i përgjigjej mirë kërkesës së kolegut; qoftë edhe vetëm për arsyen se unë e kisha pasur të gatshme dhe e nxora, si të thuash, nga dollapi i zahireve – nuk ishte kontribut për blogun, as e freskët.

(more…)

Read Full Post »

prezantimin që ia bën studimit të Luigi Za-së për lagjen e Kombinatit, Pishak Zhgaba përmend si pyetje të parë që të lind vetvetiu: “Ç’lidhje ka një profesor italian me lagjen e njohur të Tiranës?”

Të njëjtën pyetje shoh që ia ka bërë vetes edhe një koleg në komentet.

Po a është vërtet kështu?

Unë jam i pari që bie në mëkatin etnocentrik, kur vjen puna për vepra të tilla: pa shiko, ky i huaji paska shkruar për diçka shqiptare.

(more…)

Read Full Post »

Tani që u sqarua se atentatori i Tuluzës paska qenë fondamentalist islamik (po a u sqarua vërtet? nga filmat e dimë që, kur vritet fajtori nga policia, kjo ndodh ngase autoritetet kishin shumëçka për të humbur, po të mbetej fajtori gjallë), shpresoj që simpatizantët e së djathtës ekstreme të mos jenë duke u bërë gati për të festuar pafajësinë.

Çfarë e bashkon nazizmin dhe ekstremin e djathtë, me fundamentalizmin islamik, është më e rëndësishme se çfarë i ndan – meqë ne të tjerëve nuk na intereson aq nëse këta njerëz e presin shpëtimin nga Kalorësit Teutonë apo nga shkronja e Kuranit; por në radhë të parë që edhe njëra palë, edhe tjetra, duan t’i zgjidhin punët me forcë, me dhunë dhe autoritarizëm, meqë e dinë tashmë se ku qëndron e mira, e drejta dhe e virtytshmja.

(more…)

Read Full Post »

Lexoja këto ditë The Invisible Writing, një libër me kujtime nga Arthur Koestler,  gazetar dhe shkrimtar hungarez (hebre, i shkolluar në Austri); libër që i kushtohet periudhës “sovjetike” të autorit, në fillim të viteve 1930.

Për ata që s’e njohin, Arthur Koestler-i njihet veçanërisht falë romanit  Sonnenfinsternis (Darkness at Noon, ose Terr në mesditë), një nga veprat e para që ia zbuloi Perëndimit tmerrin e terrorit totalitar komunist dhe që i la mbresa të pashlyeshme deri edhe Orwell-it të 1984-ës.

(more…)

Read Full Post »

Në Shqipërinë e sotme nuk është e vështirë ta dallosh rënien e theksuar të përdorimit të përemrit vetor “ju” me funksionin e nderimit e të respektit gjatë bashkëbisedimit. Ta përcaktosh saktë përdorimin e “ju”-së, në kohë e nga pikëpamja sasiore, është e vështirë për këdo, aq më tepër në mungesë të studimeve të posaçme, por është njëkohësisht e lehtë ta verifikosh atë në praktikë, të paktën në krahasim mes epokash madhore. Fakti është se të folurit me “ju”, kur i drejtohemi dikujt në shenjë nderimi, po përdoret gjithnjë e më pak në ditët e sotme dhe po zëvendësohet  me formën “ti”, që sundon tashmë kudo: nga shkolla në parlament, nga trotuari në televizion, nga sms në e-mail.

(more…)

Read Full Post »

nga Urim Nerguti

Para disa ditësh, disa media njoftuan vdekjen e “njëfarë” personazhi të historisë së vonshme shqiptare, Ramiz Alia. Përshtypja e parë ? Një kriminel më pak mbi tokë. Vazhdimi ? Disi më i nuancuar : një keqardhje e thellë për dikë që s’arriti të bëhet njeri deri në fund të jetës së vet. Një dështim total i një jete të gjatë tetëdhjetëegjashtë vjeçare.

Më tej, ashtu si dhe pritej, një maskaradë, një mbingopje me superlativa, me ndjenja të qurravitura dhe përdëllime për mosfyerjen e një njeriu të vdekur, e turli lloj kleçkash alla popullorçe për të mos i thënë gjërat me emrin e vet. Në fakt, gjëja e parë që duhet siguruar për shërimin apo ndreqjen e diçkaje që s’shkon, është që t’i thërrasësh gjërat me emrin e vet. Emri i saktë është ai që sjell përnjëherë tek mendja atë për çka duhet menduar e reflektuar, pa i rënë mënjanë dhe pa « treguar përralla », sipas shprehjes së Platonit.

(more…)

Read Full Post »

nga Xhabyni

Çuditërisht këtë vit nuk e kam ndjerë aspak “dhunën” psikologjike që të sjell fushata elektorale në Shqipëri. Kam qenë shumë i ftohtë dhe mospërfillës ndaj një sërë ndodhish dhe ngjarjesh që kanë ndjekur këtë fushatë, e pranoj që kam patur ftesa për të lëvizur apo për të dëgjuar një kandidat apo edhe për t’u bërë pjesë e stafit të tij, por realisht nuk kam dëshiruar dhe nuk kam pranuar që t’i bëhem palë ndokujt ndërsa kam shkuar të dëgjoj aty ku e kam parë më të arsyeshme se duhet bërë, këtu nuk dua të shtjelloj hollë apo gjatë arsyet se përse kam vepruar në këtë formë.

(more…)

Read Full Post »

Në një artikull me titull “Teshtimë prej kokëpalari,” botuar në ResPublica, ku trajton, mes të tjerash abuzimin me konceptin dhe idealin e demokracisë nga politika në Shqipëri dhe në Kosovë, autori Arbër Zaimi trajton edhe disa aspekte që kanë të bëjnë me vetë natyrën e politikës, të cilat më duket se meritojnë të diskutohen veçmas.

(more…)

Read Full Post »

Para disa ditësh, në një shkrim botuar te Gazeta shqiptare, Gëzim Qendro analizonte traditën në artet vizuale shqiptare (Supet e munguara të viganëve), duke vërejtur zhvendosjen tonë të madhe gjatë shek. XX – dhe jo vetëm në vitet e totalitarizmit – në raport me frymën e kohës.

(more…)

Read Full Post »

Nga intervista e gjatë e Bashkim Shehut (ri)botuar këto ditë, e cila patjetër duhet lexuar e plotë meqë janë fjalë të një njeriu të mençur, më grishi të komentoj pak pasazhi i mëposhtëm:

(more…)

Read Full Post »

Debati i fundit për vizitën që ia bëri Maoja shoqërisë civile në Kosovë e shtroi edhe një herë, së paku për diskutim, çështjen e qëndrimit që duhet mbajtur ndaj së djeshmes komuniste.

Si zakonisht, kur hap diskutime të tilla, përvijohen dy qëndrime të kundërta: njëra palë mendon se e kaluara komuniste në Shqipëri dhe kudo gjetiu në Lindje është harruar pak si tepër shpejt dhe artificialisht; pala tjetër, përkundrazi, mendon se këmbëngulja për ta mbajtur të gjallë kujtimin e krimeve dhe të viktimave të komunizmit vetëm sa zhvendos vëmendjen nga problemet me të cilat ndeshet shoqëria shqiptare sot.

(more…)

Read Full Post »

Dikush diku do të jetë duke festuar, sot, 90-vjetorin e Revolucionit të Tetorit, ose të lëkundjes së parë, vendimtare, të atij tërmeti katastrofal që do ta shkundte qytetërimin perëndimor nga themelet.

Madje aq keq, sa edhe sot e kësaj dite, kur çizmja totalitare në Evropën Lindore i është dorëzuar pluhurit të stendave të muzeumeve, Perëndimi ende heziton t’i kthehet asaj të keqeje, duke u besuar ende formulave gjeopolitike të pas Luftës II Botërore.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,042 other followers

%d bloggers like this: