Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘Kosova’

Një mik më ftoi t’i bashkoj firmën time një peticioni që po qarkullon në mediat, kundër rishikimit të historisë së shqiptarëve nga autoritetet akademike në Kosovë, nën trysninë e autoriteteve shtetërore të Turqisë.

Peticioni dhe firmëtarët e deritashëm gjenden këtu.

Kërkesën e refuzova; për arsye parimore, sepse jam kundër grupimit ose tufëzimit të intelektualëve, që veç homogjenizon mendimin në emër kauzash që kinse e përjashtojnë diversitetin dhe pluralizmin; por edhe ngaqë kam përshtypjen se ky presion që u bëhet historianëve të Kosovës, nga qindra pesha relativisht “të rënda” të mendimit bashkëkohor shqiptar, është njëlloj kundërprodhues sa edhe presioni nga cilido burim tjetër, përfshi këtu edhe vetë autoritetet shtetërore të Turqisë.

(more…)

Read Full Post »

Rreth një vit e gjysmë më parë, veprimtarë të Lëvizjes “Vetëvendosja” i hodhën bojë të kuqe në fytyrë rektorit të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Mujë Rugova, gjatë një ceremonie publike.

Atentati simbolik u përcoll mirë nga mediat; dhe nuk është qëllimi i këtij shkrimi të analizojë arsyet dhe pasojat e tij, as të marrë ndonjë qëndrim ndaj tij.

Ndërkohë sot, teksa lexoja për dorëheqjen nga lëvizja “Vetëvendosja” e njërit prej atentatorëve, Ron Gjinovcit, më tërhoqi vëmendjen një deklaratë e atëhershme, që risillte artikulli, prej rektorit Rugova, në reagim ndaj sulmit me bojë të kuqe dhe autorëve të tij.

(more…)

Read Full Post »

Si pa u kuptuar, çështja e bashkimit kombëtar na u shndërrua në letër litmusi, ose gur prove për atdhetarin e vërtetë shqiptarist.

Ti je pro, apo kundër bashkimit kombëtar, të thonë, dhe sipas përgjigjes që ata vetë e kanë në mendje ndërkohë, të vënë edhe menjëherë etiketën.

(more…)

Read Full Post »

KU KOSOVA?

Vura re, krejt papritur, se sipas statistikave që ofron WordPress-i, ose kompania që mikpret në serverat e saj edhe blogun tonë Peizazhe të Fjalës, Kosova shtet i pavarur nuk ekziston, ose njihet ende si provincë e Serbisë.

Dhe ja pse: duke kontrolluar statistikat e vizitave në blog, ndesha në këtë tabelë, të cilën po e riprodhoj më poshtë:

Siç shihet, tani që po shkruaj, në blog ka pasur plot 41 vizita nga Serbia; por asnjë nga Kosova. Njëlloj edhe një ditë më parë: 47 vizita nga Serbia, asnjë nga Kosova (kjo e fundit nuk figuron fare as në statistikat mujore).

(more…)

Read Full Post »

Ky është një nga ato slogane që tingëllojnë si të AKZ-së, por në të vërtetë, kërkimet e mia në Internet (e pranoj, fare të shpejta), nuk ma konfirmuan këtë.

Përkundrazi, e gjeta tani së fundi të thënë e të përsëritur, në dy fjalime të Berishës.

Më parë, në një fjalim përshëndetës, për çeljen e veprimtarive të 100-vjetorit të Pavarësisë, ku kryeministri shqiptar tha:

Në çdo rrethanë, çdo kohë e çdo furtunë qëndruam së bashku, thellë në zemrën në aspiratën e shqiptarëve qëndron parimi një komb një qëndrim. Asgjë nuk mund të ndajë dhe të copëtojë shpirtin e një kombi, trupin po, por shpirti është një i pandarë. Shpirti i një kombi është liria e tij dhe është e pandarë, ndaj lavdi Zotit ne vijmë sot të lirë në këtë sallë, sepse qëndruam së bashku [...]

(more…)

Read Full Post »

Po i kthehem çështjes së bashkimit kombëtar, të Shqipërisë “natyrale” ose të Shqipërisë së shqiptarëve (ose çfarëdo tjetër që do të duam ta quajmë), me mendimin se kjo çështje kurrsesi nuk duhet debatuar në mënyrë sentimentale, ose nga njerëz që dalin në podium të mbështjellë me flamurin kuqezi.

Doemos, kjo çështje sot për sot shtrohet, në rrafshin praktik, si bashkim apo jo i Shqipërisë me Kosovën – që janë edhe dy shtetet shqiptare në Ballkan.

(more…)

Read Full Post »

Një temë ndoshta me interes për t’u debatuar këtu më vete: cilat do të ishin pasojat e gjithanshme të një bashkimi të mundshëm të trojeve shqiptare në Ballkan?

A do të kishte ky bashkim ndonjë impakt në institucionet e shtetit?

A do prisheshin gjë baraspeshat fetare dhe kulturore, që e mbajnë në këmbë Shqipërinë sot?

Çfarë do ta bindte Europën që ta njihte këtë shtet të madh, të varfër, të prapambetur dhe të sëmurë, në një zonë tradicionalisht burim konflikti, si Ballkani?

A do të rrezikonte ky bashkim baraspeshat mes gegëve dhe toskëve në demografi dhe në kulturën e shtetit të ri?

(more…)

Read Full Post »

Për AKZ-në, si ngjyrë të re në spektrin e politikës shqiptare kemi folur dhe do të kemi rast të flasim sërish.

Sa herë mendoj për këtë lëvizje, e shoh veten të ndarë më dysh: (1) nga një anë nuk pajtohem dot me identitetin e saj të shpallur si parti kombëtariste, që ka në krye të programit të vet bashkimin kombëtar dhe çështje të tjera të dashura për të djathtën nacionaliste; meqë mbetem i mendimit se “kombëtarizmi” duhet t’i karakterizojë të gjitha partitë politike – kryesisht në trajtat e gatishmërisë për shërbim publik; se asnjë forcë politike nuk mund ta monopolizojë atë, pa ngjallur dyshime të forta për demagogji dhe populizëm; (2) nga ana tjetër, e kuptoj se, sot për sot, nuk po ka rrugë tjetër praktike për të dalë nga statu quo-ja dhe për të hequr, me rrugë demokratike, elitat e sotme të korruptuara nga pushteti, përveçse nëpërmjet një lëvizjeje me natyrë kombëtariste, populiste.

(more…)

Read Full Post »

Festivalin e 50-të Këngës në RTV nuk e ndoqa dot, por ndoqa, përkundrazi, reagimet e shumta të publikut, për këngën fituese, siç u shprehën poshtë e lart në Internet; të cilat reagime ishin të tilla që më ngacmuan e më bënë të shkoj pastaj ta dëgjoj edhe këngën vetë, e cila më pëlqeu.

Po më konfirmohet përshtypja se ka diçka të gabuar, të shtrembër, të pistë në mënyrën si po e përcjellim kulturën, qoftë edhe atë pop; ku mbresa e mirëfilltë është zëvendësuar nga dukja, paraqitja dhe rekrutimi i një vlere për fushata që me kulturën dhe artin nuk ka shumë të bëjë.

(more…)

Read Full Post »

Rasti e deshi që, kur u njoftua këto ditë vdekja e Václav Havelit, këtij shtetari të madh të Europës post-komuniste, të isha duke lexuar një artikull të filozofit Slavoj Zhizhek, i cili polemizonte me qëndrimin e të ndjerit ndaj çështjes së ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, qëndrim që Haveli e kishte formuluar gjatë një fjalimi të mbajtur në Senatin dhe Dhomën e Deputetëve të Kanadasë më 29 prill të vitit 1999, ose gjashtë javë pas fillimit të bombardimeve.

Ndryshe nga shumë qytetarë çekë dhe gjetiu në Europën lindore, madje edhe kolegë të tijtë si kryeministri çek Milosh Zeman që e kish krahasuar konfliktin për Kosovën me një skenë ku “shpellarë gjuajnë me gurë”, Haveli po e shprehte haptazi mbështetjen e vet për NATO-n dhe thoshte se ndihej i ”turpëruar” nga kundërshtimi i kësaj ndërhyrjeje, prej bashkatdhetarëve të vet.

(more…)

Read Full Post »

Kur lexova se Kroacia do të pranohet zyrtarisht në Bashkimin Europian në vitin 2013, e pata praktikisht të pamundur të mos mendoja se Shqipëria, së bashku me Bosnjën dhe Kosovën, janë të dënuara të mbeten të fundit në këtë proces integrimi të rëndësishëm.

Në momentin e tanishëm, gjasat janë që në këtë proces këtyre tre vendeve t’ua kalojnë edhe Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Ndryshe nga të gjitha këto shtete, duke përfshirë këtu edhe Slloveninë dhe Kroacinë, Shqipëria nuk u përfshi në ndonjë luftë gjatë viteve 1990, as u shkëput nga ndonjë entitet më i madh, si Jugosllavia.

Shqipëria duhej të ishte pranuar në Bashkimin Europian më herët, por kjo nuk ndodhi. Arsyetimet e nevojshme për ta kuptuar këtë, ndryshojnë nga çdo lloj refleksioni që mund të bëhet për Kosovën dhe Bosnjën, meqë këtyre të fundit u duhet të bëjnë llogaritë me një trashëgimi konflikti të ashpër, brenda vetes ose me fqinjët.

(more…)

Read Full Post »

nga Moikom Zeqo

Dr. Edi Shukriu, arkeologe e njohur në Prishtinë në librin e saj “Dardania paraurbane”, Dukagjini, Pejë 1996, bën një sintezë shkencore të etnicitetit ilir të dardanëve, duke bërë kështu konceptualizimin e provës arkeologjike të autoktonisë dardano-shqiptare.

Kurse në botimin “Kosova Antike”, Muzeu i Kosovës, Prishtinë, 2004, në shqip dhe në anglisht realizon një sintezë tjetër të Dardanisë, që nga fillesat prehistorike deri në antikitetin e vonë.

(more…)

Read Full Post »

Me të drejtë, shumë prej atyre që komentuan atentatin terrorist të Arid Ukës kundër ushtarëve amerikanë në Frankfurt e konsideruan atentatorin si produkt të kontekstit social të Gjermanisë bashkëkohore.

Të tjerë vunë në dukje konfliktet mes identiteteve të këtij të riu: qytetar gjerman, ithtar i Islamit radikal, shqiptar, kosovar; duke theksuar se ka një lidhje të pamohueshme mes ekspozimit të këtij të riu ndaj Islamit radikal dhe mefshtësisë, në mos izolimit të tij si shqiptar kosovar, ndaj Perëndimit dhe vlerave të qytetërimit perëndimor në përgjithësi.

(more…)

Read Full Post »

Çfarë do të thotë, pikërisht, që të citosh Maon në një artikull për probleme të sotme politike dhe sociale në Kosovë?

Këtë e kemi diskutuar një herë në blog, por po i kthehem sepse i njëjti autor, Agon Hamza, i është drejtuar sërish Maos, në një artikull të ri kushtuar aspekteve dhe efekteve negative të ndikimit amerikan në Kosovë sot.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: