Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘Marubi’

Të gjithë e pranojmë që fotografia mund të jetë art, edhe pse nuk është e lehtë të përcaktohet çfarë e bën art pikërisht një fotografi, përtej synimit artistik të autorit dhe kontekstit (p.sh. një fotografi e ekspozuar në një galeri, ose edhe thjesht e vënë në kornizë).

Gjithsesi, një pjesë e këtyre fotove artistike shquhen për inskenimin e mundimshëm nga ana e fotografit regjisor, në kundërshtim me shkrepjet e çastit ose kapjet fatlume. Inskenimi i afron këto fotografi artistike me fotot e zakonshme në studio, veçanërisht të periudhës së artë të fotografisë portret (Marubi).

(more…)

Read Full Post »

Disa shënime të Evdotesë dhe të miat për veprën e Marubëve, na çuan pas në epokën kur fotografia, si teknikë riprodhimi pamor, i kish ende të ngushta lidhjet me pikturën, sidomos me portretin; subjektet fotografoheshin njëlloj sikurse do t’i pozonin piktorit për një portret – vetëm se arti i portretizimit, falë kostos relativisht të ulët të fotografisë, i shpërtheu muret e salloneve, për t’u popullarizuar në masë.

Kush i mban mend fotostudiot e dikurshme, me elemente dekori dhe skenografie, ku dyndeshin familjet në fundjavët për t’u përjetësuar në bardhezi, do ta kuptojë edhe se nuk na ndan, tek e fundit, ndonjë distancë kohore kushedi çfarë, nga ai përdorim disi ceremonial i kamerës, për të fiksuar jo aq të papërsëritshmen sesa esencën brenda secilit nga ne.

(more…)

Read Full Post »

nga Evdotea

Më befasoi, në domethënien më pozitive të mundur të fjalës, libër-albumi kushtuar fototekës së Marubëve, i përgatitur nga Loïc Chauvin dhe Christian Raby. Rizbulova pasionin tim të vjetër për fotografitë bardhë e zi, dashurinë kurrë të rrëfyer për profesionin e reporterit, atë të etnografit dhe atë të kostumografit, mallin për Festivalin e Gjirokastrës (si nuk e kam parë kurrë, xhanëm!).

Marubët do të fotografonin në të vërtetë, siç shprehet etnologu Agim Bido, edhe polifunksionimin shoqëror të kostumeve tradicionale në jetën shqiptare. Përkëdhela me dorë gajtanët e shiritat prej ari të xhybes, mbatha brenavekët dhe pashmangat, dhe luajta ca me fesin tanuz. U zhyta midis kindave të xhubletave, palëve të çitjaneve, u mbështolla me çarçaf me vija, pashë meshkujt nga poshtë ferexhesë dhe u qesha me shoqen time të mbuluar. Iu luta dajës që të më merrte me vete si rekrut shqiptar deri në Stamboll, u nisa për pelegrinazh në Bari, dhe ngrita edhe unë një shtangë si Mbreti.

(more…)

Read Full Post »

Duke shfletuar një libër-album për dinastinë e Marubëve të Shkodrës, të përgatitur nga Loïc Chauvin dhe Christian Raby, më mbetën sytë te një foto e dy grave, prej Kel Marubit, nxjerrë dikur në fillim të viteve 1900.

Gratë në foto janë krejt të mbuluara, nga koka në këmbë; me përjashtim të majës së hundës që i duket pak figurës majtas, dhe ndoshta një vetulle e një mollëze figurës majtas.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: