Tetë vjet më parë, më 21 gusht të vitit 2001 në qytetin e Novi Ligure-s në Itali, një vajzë 16-vjeçare, Erika De Nardo, vrau me thikë të jëmën 42-vjeçare dhe vëllanë e vet 11-vjeçar, e ndihmuar edhe nga i dashuri Omar Mauro Favaro, 17-vjeçar. Viktimat u gjetën të masakruara me goditje thike; vetëm fëmijës, i [...]
Posts Tagged ‘mediat’
REALITET I KRIJUAR
Posted in Media, tagged mediat, privatësia on March 5, 2009 | 30 Comments »
Supozoj se lexuesi e ka mësuar tashmë se çfarë ndodhi me ministrin shqiptar të Kulturës Ylli Pango.
SKANDALI I SKANDALEVE
Posted in Media, tagged mediat, skandali on October 30, 2008 | 5 Comments »
Një mysafir i mërzitshëm është ulur këmbëkryq në gazetarinë shqiptare: skandali. “I mituri në qeli me të rriturit”, “QSUT paguan qera për pronën e vet”, “asnjë ministër nuk shoqëron Presidentin Topi në Itali”, “noterja e Fazlliçit pa licensë”, “policët rrezikojnë jetën e një të sëmuri”, “dosjet e UDB-së humbin në Shqipëri”, “Berisha e quan 97-ën [...]
SHALLI SHUMENGJYRESH I ANALISTIT
Posted in Media, tagged analisti, eksperti, intelektuali, mediat on October 14, 2008 | 11 Comments »
Sot më tërhoqi vëmendjen një shkrim satirik (spoof ose parodi) i Self Made Radio, me titullin “Si të bëhesh një analist shqiptar i shquar dhe i pavdekshëm”, kushtuar të ashtuquajturve ‘analistë’ në mediat e sotme shqiptare, i cili u afishua pastaj edhe në faqen Peshku pa ujë.
VIKTIMAT SOVRANE
Posted in Media, Sociologji, tagged mediat, sentimentalizmi, viktimat on July 29, 2008 | 2 Comments »
Mes shumë prapësive që mediat e Shqipërisë, pas 1990-ës, mësuan prej simotrave të tyre në Perëndim, ishte edhe interesimi i tepruar për viktimat – të krimeve ordinere, të sëmundjeve të rënda, të aksidenteve të ndryshme, të sëmundjeve profesionale dhe industriale, të keqtrajtimeve politike dhe ekonomike, të vetëvrasjeve, të dhunës në familje, të abuzimeve seksuale, të [...]
GJAKMARRJA NË MEDIAT
Posted in Media, tagged gjakmarrja, mediat on July 12, 2008 | 18 Comments »
Ditët e fundit, befasisht, dy media globale të peshës së rëndë botuan artikuj që trajtonin plagën sociale të gjakmarrjes në Shqipëri.
E filloi Spiegel Online, me artikullin e Jeffrey White, të titulluar “Shqipëria kërkon t’i japë zgjidhje problemit të gjakmarrjes”; e vazhdoi The New York Times, dy ditë më pas, me artikullin e Dan Bilefsky-t “Gjakmarrjet [...]
PËRDHOSJA E DHIMBJES
Posted in Media, Sociologji, tagged mediat, sentimentalizmi on July 7, 2008 | 2 Comments »
Shumëkujt do t’i ketë rënë në sy tashmë sa i sundon sentimentalizmi mediat në mëmëdhe, kur është fjala për të përcjellë kronikën e zezë, ose ngjarje të tjera të jetës së përditshme.
Lajme për fëmijë që vuajnë, prostituta të gjetura masakruar buzë xhadesë, ose emigrantë të kallkanosur në borë e të mbytur në det luajnë me [...]
INSEKTOFOBIA
Posted in Humorr, tagged insekte, kritika, mediat on June 19, 2008 | 7 Comments »
Kush merret me publicistikë në letrat shqiptare, duhet të jetë gati të përballet me gjithfarë insektesh parazitare.
SHIHMËNI, QË TË JEM
Posted in Media, Sociologji, tagged ekzibicionizmi, mediat, privatësia, voyeurizmi on May 28, 2008 | 13 Comments »
Po e nis me një barceletë:
Një grua i telefonon rajonit të policisë. “Fqinji im përballë,” ankohet ajo, “zhvishet lakuriq që ta shoh unë nga dritarja përballë. Bëni diçka për t’i dhënë fund kësaj maskarade, ju lutem!” Pas pak, ia mbërrin makina e policisë, dhe një detektiv vjen e i troket zonjës në derë. “Sa mirë [...]
AUTOPSIA E ZHURMËS
Posted in Media, tagged Dritan Hoxha, mediat on May 24, 2008 | 39 Comments »
Ngjarja: Dritan Hoxha, themeluesi dhe presidenti i grupit mediatik privat “Top Media”, humb jetën në një aksident automobilistik në mes të kryeqytetit Tiranë.
Miti: Dritan Hoxha, një ëndërrimtar i pandalshëm, fluturues në krahët e ambicies së vet, njeriu që “me punën e tij ambicioze i dha një dimension të ri bashkëkohor teknologjisë së medias vizive në [...]