Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘metafora’

Tradicionalisht, gjuhëtarin e kanë përfytyruar si njeriun me laps në dorë, që harton rregulla të drejtshkrimit dhe të gramatikës, dhe u ndreq gabimet gjuhësore të tjerëve, me shkrim dhe me gojë – pak a shumë, si një lloj korrektori teknik i armatosur me pushtet; duke ofruar edhe, sipas rastit, këshilla për t’u shprehur saktë dhe bukur.

Ky imazh, që i shkon gjuhëtarit parashkrues (preskriptiv) ka dalë tashmë nga moda, teksa shumë prej gjuhëtarëve po priren t’i largohen rolit të autoritetit gjuhësor dhe mbikëqyrësit të ligjërimit, për t’iu afruar rolit tjetër, më “shkencor” të vëzhguesit dhe të përshkruesit të gjuhës ose të manifestimeve të saj.

(more…)

Read Full Post »

Atentatori i Arizona-s Jared Loughner mund ta ketë konsideruar vërtet diskursin e shtetit si vegël për manipulim të mendjeve dhe t’i ketë qëndruar larg atij rreziku; por, ironikisht, disa analistë dhe vëzhgues në ShBA dhe gjetiu, gjestin e tij e shohin si efekt, në mos rezultat të diskursit të dhunshëm në mediat, veçanërisht në kontekstin e debateve politike.

Sipas këtyre analistëve, Loughner vërtet u ruajt nga diskursi trushpëlarës i së majtës federale, elitiste dhe liberale, por përfundoi i manipuluar nga diskursi njëlloj trushpëlarës, i së djathtës populiste, libertariane dhe anti-federale!

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

%d bloggers like this: