Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘miti i Skënderbeut’

Në literaturën mbi Skënderbeun merret zakonisht si e mirëqenë se kujtimi i tij, edhe pse mbeti shumë i zbehtë në trojet shqiptare në Ballkan, u ruajt mirë, përkundrazi, ndër arbëreshët e Italisë. Sot e kësaj dite kultura arbëreshe identifikohet fort me Skënderbeun.

Read Full Post »

Unë nuk jam historian; por as libri i Schmitt-it nuk u drejtohet vetëm historianëve. Si shqiptar, unë jam i interesuar të njoh të vërtetën për mesjetën arbërore; si njeri, dua të kuptoj më tepër arsyet që e nxitën dhe frymëzuan Skënderbeun t’i kundërvihej, për 25 vjet, superfuqisë më të madhe të kohës: Perandorisë Osmane.

Read Full Post »

Dikur në fillim të viteve 1970, Ismail Kadareja botoi romanin Dimri i vetmisë së madhe, ku Shqipëria dhe bashkëkohësia e saj pikturoheshin me një paletë të paparë ngjyrash, tonesh dhe dritëhijesh. Aq u tronditën masat tona punonjëse nga ky roman, sa nuk mbeti tornitor e mjelëse e dalluar, në mbarë vendin, pa i shkruar letër [...]

Read Full Post »

Të gjithë flasin për librin e historianit zviceran Schmitt për Skënderbeun, por pakkush duket ta ketë lexuar. Kjo farë zallahie duket se do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme, sidomos e shndërruar në përplasje midis mbrojtësve dhe detraktorëve të mitit kombëtarist të Skënderbeut.

Read Full Post »