Globalizimi shtjellohet edhe nëpërmjet miteve. Sidomos të miteve që bazohen në ikonat e muzikës pop. Madje, mund të thuhet se globalizimi modern ka marrë forcë pikërisht nga energjia e star system-it dhe e grupeve muzikore me matricë anglosaksone. Kushedi sa borxh i ka globalizimi i sotëm ekonomiko-financiar modelit të yjeve hollivudiane e të muzikës pop…
Posts Tagged ‘muzika’
DEMOKRACI MITESH
Posted in Kulturë, Media, tagged mitet, muzika, videoklip, ylli on June 30, 2009 | 2 Comments »
KUR ULEN QEPENAT (II)
Posted in Kulturë, tagged mp3, muzika on March 13, 2009 | 7 Comments »
Dikur në fillim të viteve 1980, në një mbrëmje me shumë raki dhe duhan në shtëpi të një mikut tim kitarist, pata marrë në dorë, për herë të parë, një album, në vinil, të Beatles: “Abbey Road”, me kopertinën e famshme të katërshes, që kapërcejnë rrugën në vijat e bardha – Paul-in këmbëzbathur dhe John-in [...]
TEKNOLOGJIA E PLAÇKITJES
Posted in Kulturë, tagged ekonomia e tregut, mp3, muzika, teknologjia on September 10, 2008 | 21 Comments »
Steve Jobs, CEO i Apple Inc., i pushtoi të gjithë titujt e lajmeve sot, me të dhëna për veten dhe mallrat ekompanisë së vet. Produktet Apple, si telefoni iPhone, lexuesi MP3 iPod dhe shërbimi muzikor iTunes, gëzojnë shëndet të plotë dhe mbeten të preferuarat e publikut.
ARTI PËR TË HUMBUR VETVETEN
Posted in Kulturë, Sociologji, tagged arti, artizanati, ekonomia e tregut, muzika on May 9, 2008 | 5 Comments »
Në botën që jetojmë, të paktën në Perëndim, muzika si art praktikisht do të thotë të dëgjosh muzikë; meqë të bërët muzikë është profesionalizuar tashmë deri në atë shkallë, sa edhe karaoke po respektohet si zanat artistik. Sa të vetëdijshëm jemi për natyrën e vërtetë të këtij revolucioni, dhe për impaktin e tij ndaj individit?
TË MBIJETOSH ME MUZIKËN
Posted in Kulturë, tagged folklori, muzika, riprodhimi on May 7, 2008 | 1 Comment »
Një tastierë elektronike e paraprogramuar e mban ritmin shumë më mirë e më saktë se edhe më skrupulozi i muzikantëve; por veshi, madje edhe i pastërvitur, e dallon natyrën e ftohtë, mekanike, aritmetike të kësaj saktësie nga pasaktësitë dhe lëkundjet e ritmit të përftuar nga dora e një muzikanti çfarëdo. Edhe pse çdo pjesë muzikore [...]
KUR MUNGON HARPA
Posted in Kulturë, tagged arti, muzika on May 6, 2008 | 4 Comments »
Muaj më parë, kur ndiqja aventurat e dy muzikantëve austriakë që kishin ardhur të vinin në skenë në Tiranë operetën “Die Fledermaus” të Strauss-it, më pat bërë përshtypje vështirësia e tyre për të gjetur një harpist e sidomos një harpë lokale, të cilën e kërkonte pjesa.