nga Doan Dani
Emri i Srebrenicës tashmë është rrënjosur në histori si arketipi përmbledhës i ngjarjeve më tragjike ballkanike të fundshekullit të kaluar, i rishfaqjes së fantazmave të ideologjisë më primitive të zhdukjes së Tjetrit, një ideologji që pothuajse të gjithë evropianët e përfytyronin të varrosur ose të paktën të zëvendësuar nga “harmonia” e sforcuar si prodhim i komunizmave lindorë dhe nga kujtesa perëndimore e pasojave të Luftës së Dytë Botërore.
