Ndajfoljet janë pjesë delikate e ligjëratës, meqë duan të sillen me foljet siç sillen mbiemrat me emrat, por u mungon pasuria, përkulshmëria dhe pranueshmëria e mbiemrave.
Posted in Gjuhësi, tagged ndajfoljet, shqipja e drunjtë on December 2, 2008 | 4 Comments »
Ndajfoljet janë pjesë delikate e ligjëratës, meqë duan të sillen me foljet siç sillen mbiemrat me emrat, por u mungon pasuria, përkulshmëria dhe pranueshmëria e mbiemrave.
Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.
Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.
Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.
Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.
E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.
Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.
Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.
Xha Xhai
| Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR | |
| Albert P. Nikolla on RRETH KOLIQIT | |
| Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR | |
| Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR | |
| Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR | |
| Relapso on Q | |
| Xha Xhai on Q | |
| Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR | |
| xhibi on TË ARDHUR E TË IKUR | |
| Xha Xhai on Feja si majdanozi |
