Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘ndryshimet në drejtshkrim’

zanorja ëHistoria e shkronjës “ë” ka mbetur ende pa shkruar. Si fillluan polemikat për dobishmërinë e saj? Si u rreshtuan palët në këtë betejë epokale? Cilat ishin arsyet që e dobësuan deri në zhdukje totale? Pas kaq vitesh, historiografët dhe historianët e gjuhës, ende të angazhuar me çështjet madhore kombëtare, nuk e kanë thënë fjalët e vet. Ndërkohë, ne që merremi me rrëfenja diçka mund të tregojmë për “ë”-në, pa mëtuar t’i vëmë vulën njërës prej historive më të pabesueshme të alfabeteve botërore.

Përderisa lufta e Trojës filloi për punë femrash (Helena), përderisa lufta e parë botërore plasi nga atentati kundër arqidukës Ferdinand në Sarajevë, nuk ka përse të habitemi që perëndimi i shkronjës “ë” filloi me hyrjen e kompjuterit në shoqërinë shqiptare. Edhe zjarret gjigante fillojnë nga një shkëndijë. Në rastin tonë shkëndija lindi nga fërkimi i gishtave nëpër tastierë. Çdo luftë e ka një casus belli, pak a shumë dinjitoz.

(more…)

Read Full Post »

A ka nevojë sot shqipja e njësuar për reformë drejtshkrimore?

Unë besoj se po – sikurse e kanë vënë në dukje kolegë të shumtë para meje, drejtshkrimi i shqipes, i sanksionuar në Kongresin Drejtshkrimor të vitit 1972, mund të thjeshtohet dhe të përmirësohet nga pikëpamja funksionale.

Natyrisht, këtu flasim vetëm për drejtshkrim, ose për atë sistem rregullash, pak a shumë arbitrare, që kodifikojnë marrëdhëniet midis formës së shkruar dhe formës së folur të gjuhës; dhe jo për normën gramatikore, e cila është diçka tjetër (p.sh. paskajorja etj.); as për bazën dialektore të shqipes standard.

(more…)

Read Full Post »

Sot, më 28 nëntor 2010, përfaqësues të 22 akademive të spanjishtes anembanë botës miratuan njëzëri versionin e ri të drejtshkrimit të kësaj gjuhe.

Ndër shqiptarë, një akt i tillë do të ishte përfshirë në të ashtuquajturat “ndryshime të standardit”; ndërkohë, koordinatori i projektit, Salvador Gutiérrez Ortóñez refuzon deri edhe të përdorë fjalën “reformë”, për të karakterizuar këtë ndërmarrje të nevojshme.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,032 other followers

%d bloggers like this: