Po t’i dëgjonim fjalët e Volterit, sipas të cilit mund të mos jemi dakord me mendimin e dikujt, por duhet t’ia mbrojmë deri në vdekje lirinë e shprehjes; ose po t’i besonim Chomsky-t, sipas të cilit nëse nuk besojmë ne lirinë e shprehjes për njerëz të cilët i përbuzim, atëherë nuk besojmë në lirinë e shprehjes, botimi në shqip i Mein Kampf-it të Hitlerit dhe polemikat pasuese, nuk do të na dukeshin gjë tjetër veçse një lloj ushtrimi i demokracisë.
Posts Tagged ‘neonazizmi’
HITLERI, CENSURA, KRITIKA
Posted in Sociologji, tagged censura, diktatura naziste, Hitleri, hitleri në shqip, kritika, nazizmi, neonazizmi, totalitarizmi on May 18, 2012 | 8 Comments »
PARASHIKIME TË MOTIT
Posted in Politikë, Sociologji, tagged autoritarizmi, fundamentalizmi i djathtë, fundamentalizmi islamik, komunizmi, kulti i kargove, neonazizmi on March 22, 2012 | 7 Comments »
Tani që u sqarua se atentatori i Tuluzës paska qenë fondamentalist islamik (po a u sqarua vërtet? nga filmat e dimë që, kur vritet fajtori nga policia, kjo ndodh ngase autoritetet kishin shumëçka për të humbur, po të mbetej fajtori gjallë), shpresoj që simpatizantët e së djathtës ekstreme të mos jenë duke u bërë gati për të festuar pafajësinë.
Çfarë e bashkon nazizmin dhe ekstremin e djathtë, me fundamentalizmin islamik, është më e rëndësishme se çfarë i ndan – meqë ne të tjerëve nuk na intereson aq nëse këta njerëz e presin shpëtimin nga Kalorësit Teutonë apo nga shkronja e Kuranit; por në radhë të parë që edhe njëra palë, edhe tjetra, duan t’i zgjidhin punët me forcë, me dhunë dhe autoritarizëm, meqë e dinë tashmë se ku qëndron e mira, e drejta dhe e virtytshmja.
SUPË PËR FUKARANË
Posted in Politikë, tagged Hiteri, Manifesti komunist, Marksi, Mein Kampf, nazizmi, neonazizmi on March 20, 2012 | 35 Comments »
Disa lajme dhe jolajme të këtyre ditëve, të vendosura së bashku, sugjerojnë arsye për t’u shqetësuar.
Në Tuluzë, një i panjohur sulmon një shkollë hebraike dhe vret atje brutalisht një mësues dhe disa fëmijë – mes të dyshuarve për këtë atentat, janë edhe grupet neonaziste.
Në Shqipëri, ndërkohë, Mein Kampf është ndoshta libri më i shitur në libraritë – një sukses i ri i ekonomisë së tregut, përveçse i lirisë së shprehjes.
AKZ-ja, një lëvizje politike nacionaliste, vazhdon fushatën e saj me flamur dhe shqiponjë, nga stadiumi në stadium.
HITLERI MES SHQIPTARËSH
Posted in Kulturë, Politikë, tagged cargo cult, censura, Chomsky, e djathta radikale shqiptare, Hitleri, kulti i kargove, Mein Kampf, nazizmi, neonazizmi on March 11, 2012 | 16 Comments »
Chomsky citohet të ketë shkruar diku se, nëse nuk besojmë në lirinë e shprehjes për njerëz të cilët i përbuzim, atëherë nuk besojmë në lirinë e shprehjes.
Këto fjalë m’u kujtuan, tek lexoja këto ditë polemikat për botimin e Mein Kampf-it të Hitlerit në shqip, edhe pse kam frikë se, ata që e kanë botuar, nuk e kanë bërë këtë për të ushtruar lirinë e tyre të fjalës.
