Mëngjes i një nisjeje për aksion filmuar nga terraca e Muzeut Kombëtar; ose edhe e Bankës së Shtetit, që duhet ta ketë pasur parapetin më të ulët. Autobusë në gjendje pune të shkëlqyer, shoferë të komanduar, që thithin ngeshëm cigaret “Partizani” të Shkodrës; një sekretar i Komitetit të Partisë së Rrethit me pallto ngjyrë granili [...]
Posts Tagged ‘Nostalgji’
MËNGJES HERËT 1986
Posted in Nostalgji, tagged Nostalgji on August 3, 2008 | 16 Comments »
BRICOLAGE
Posted in Nostalgji, tagged Nostalgji on July 26, 2008 | Leave a Comment »
Për të dënuarit me limonti të përkohshme, Tirana e atëhershme kish vënë mënjanë disa prej sekreteve të veta më ngashënjyese. Kur kujtoj muajt që kaloja me Irmën, më vijnë para sysh ditë të përdiellura, madje verbuese dhe ca shëtitje të pafund nëpër rrugët e rrugëzat e qeta të mëhallës midis rrugës së Elbasanit dhe Bulevardit [...]
PËRRUA 1983
Posted in Nostalgji, tagged Nostalgji on July 17, 2008 | 7 Comments »
Vend arketipal nga ku nuk dal dot as dua të dal: plazh (Durrës) korrik pas mesnate lokal me pistë vallzimi i vjetër i drunjtë i zvetënuar për nga ata që e frekuentojnë duke mos na lënë jashtë as ne; natë e ngrohtë me shije si bajame e kripur e pjekur në pllakë balte dëgjohet deti [...]
NOSTALGICA
Posted in Nostalgji, tagged muzikë klasike, Nostalgji on March 9, 2008 | 15 Comments »
Sonte ishte natë me hënë të hollë, prandaj m’u shkrep të sjell në blog një listë pjesësh muzikore pak a shumë klasike, që jo vetëm më pëlqejnë, por edhe gjithnjë më kujtojnë Shqipërinë transhendentale, ose thelbin. U kam shtuar nga një nyjë për në Amazon.com, dhe titujt ua kam lënë në anglishte. S’kam ndonjë parapëlqim [...]